Fushata zgjedhore. PD-ja shtyn për 6 muaj afatin e aplikimit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve
Patozi propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Zgjerohet kategoria e pasardhësve që mund të përfitojnë dëmshpërblim
Eljona Ballhysa
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka depozituar në Kuvend nismën për të shtyrë afatin e aplikimit të ish-të përndjekurve politikë për të përfituar dëmshpërblim. Ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, i miratuar më 12.11 2007, ka përfunduar fuqinë e tij më 12.11.2008 duke kufizuar në këtë mënyrë të drejtën e ish-të përndjekurve për të aplikuar. Pikërisht për këtë qëllim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së ka paraqitur në Kuvend disa ndryshime në këtë ligj, duke propozuar shtyrjen e afatit të aplikimit për ish-të përndjekurit deri më 1.07.2009. PD-ja mendon se 6 muaj janë një kohë e mjaftueshme për ish-të përndjekurit për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar dëmshpërblim nga shteti për ditët e burgut të kryera gjatë regjimit komunist. Duket se një kërkesë e tillë që vjen nga PD-ja jo rastësisht bëhet në prag të fushatës elektorale. Nisma të tilla ndikojnë në reagimin e shtresave në nevojë dhe kanë efekte elektorale.
Ndryshimet
Projektligji i propozuar parashikon ndryshime në Nenin 19 të ligjit ekzistues duke ndryshuar në këtë mënyrë afatin e aplikimit. Ish-të përndjekurit politikë, pas miratimit në Kuvend të këtij ligji, do të kenë të drejtë të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblimin financiar deri në datën 1.7. 2009. Propozimi i Patozit parashikon gjithashtu zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim. Në ligjin ekzistues, pikërisht në Nenin 8, ishte parashikues që përfitues të dëmshpërblimit të jenë rrethi familjar ku përfshiheshin paraardhësit, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa në ndryshimet e propozuara mund të përfitojnë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të përndjekurit, në ato raste kur ky nuk ka patur bashkëshorte dhe fëmijë. “Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit. Në kuptimin e këtij ligji, për personat që nuk kanë familjarë sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen dhe vëllezërit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave. Familjarët në shkallë të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë”, - shkruhet në projektligjin e propozuar nga PD-ja.
Kriteret
Ashtu sikurse parashikohet në ligjin ekzistues, kriteret për të aplikuar për të fituar të drejtën e dëmshpërblimit mbeten në njëjta. Në Nenin 4 të ligjit ekzistues parashikohet se i dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: “Të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”.
11 Shkurt 2009