Shqiperia ne NATO, Miratohet paketa e aderimit
TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot Paketën për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, që përbën bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm anëtar të NATO-s.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi ecurinë e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga 21 vende anëtare të kësaj aleance.
Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "miratimi i këtij Protokolli në një kohë rekord dhe kompletimi në një afat optimal i këtij procesi, do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO".
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Berisha veçoi dhe vendimin për hapjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit, e cila është një One Stop Shop për licencat dhe lejet. Sipas Kryeministrit, "kjo përbën një arritje shumë të madhe në përmirësimin e klimës së biznesit.
(s.g/Atsh/BalkanWeb)