E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse sjemi pak Japoneze

Ne Shqiperi po i afrohemi nje fushate elektorale. As qe krahasohet me ate qe ka ndodhur ne Japoni. do qasje sado simbolike do te ishte thjesht qesharake. E megjithate ne distancen kozmike qe i ndan keto dy evenimente ne specifiken e paperseritshme qe ka Cunami japonez krahasuar me pazarin ballkanik shqiptar8230

Nga Skender Minxhozi

Termeti dhe Cunami qe goditi Japonine ne 11 mars u shenua ne listen e atyre fatkeqesive qe shfaqen mjaft rralle para syve te botes. Per nga permasat tragjedia qe shkaktoi dhe pasojat qe ende ka lene pas vetes kjo ngjarje e dyfishte qe ngjan me ato qeniet mitologjike me shume koka ka shume gjase te devijoje fatin e ketij brezi japonezesh qe ishin cmesuar me tmerre te tilla. Tragjedia me e rende e pas luftes se Dyte Boterore per Japonine sic eshte silesuar gjeresisht ne ditet e fundit ne media vazhdo te jete para syve te te gjitheve. Nje drame e madhe njerezore e cila po perjetohet nga banoret e ketij vendi te madh ne nje menyre qe eshte pak ta qush dinjitoze. Pse nuk qajne japonezet ose Leksioni i nje populli ja titujt qe gjeje rendom ne faqet e para te gazetave me te medha perendimore pas 11 marsit. Njera nder habite e medha te kesaj tragjedie pertej dimensioneve te saj biblike ka qene forca njerezore e banoreve te ketij vendi te madh. Ajo force qe i ka bere ata te mos pushtohen nga paniku edhe ne momentet e termetit apo te dallgeve gjigande te fiksuara nga mijera filmime amatoriale.

Kjo qetesi e perjetimit te fatkeqesive i ben te ndryshem japonezet nga te gjithe popujt e tjere sidomos europianet e mbi te gjitha mesdhetaret ku hyjme edhe ne. shumekush me mend ndoshta ia ka bere vetes pyetjen se cdo te kishte ndodhur me ne nese do te na binte mbi krye nje tragjedi e tille. Kete pyetje ia bente nje gazetar italian nje eksperti termetesh duke marre pergjigjen as qe guxoj ta coj neper mend.

E megjithate bilanci i nje drame te tille eshte njera ane menyra sesi perballet ajo eshte nje ane tjeter. Ketu qendron forca e vertete e atij populli qe sot bredh neper grumbuj mbeturinash qe me pare ishin qytete e fshatra. E kujtojme nje imazh te ngjashem me kete edhe nga kronikat e bombave te Hiroshimes e Nagasakit e serish na bie ne sy vetepermbajtja ekstreme qetesia surreale dhe disiplina prej ushtari e nje populli qe me siguri do ta kaloje shume shpejt kete goditje bishti te fatit.

Ne Shqiperi po i afrohemi nje fushate elektorale. As qe krahasohet me ate qe ka ndodhur ne Japoni. do qasje sado simbolike do te ishte thjesht qesharake. E megjithate ne distancen kozmike qe i ndan keto dy evenimente ne specifiken e paperseritshme qe ka Cunami japonez krahasuar me pazarin ballkanik shqiptar dy psikologjite respektive te japonezeve te goditur nga nje tragjedi homerike dhe shqiptareve te lodhur nga nje tufe karagjozesh qe i qeverisin prej 20 vjetesh jane paradoksalisht te krahasueshme per nga ngarkesa dhe perjetimi. Vecse edhe ne kete pike serish shtetasit dinjitoze te tokes se samurajve jane ku e ku me diskrete dhe te vetefrenuar ne hallin e madh qe u ka rene sesa ne mesdhetaret gjaknxehte qe marrim zjarr per hicgje. Ndoshta duhet te marrim pak shembull nese mundemi natyrisht nga ajo qe po shohim keto dite. Te gjithe po e bejne le ta bejme edhe ne sepse kemi vertet nevoje per shembuj te tille ku kurajoja njerezore sfidon fatin.

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›