Patriotizmi si strehe e horrave
Nuk kontestohet fakti se patriotizmi ne pergjithesi eshte nje lloj strehe e horrave por qe nuk jetohet pa te. Te gjithe jemi deshmitare te abuzimit te skajshem me kete ndjenje. Ne rrethana te tilla mund te thuhet se te mos jesh patriot del qe te jesh patriot i njemendet.
Nga Bardh Frangu
Shkas per kete shkrim u be nje vleresim publik i Deges se LDK-se ne Ferizaj ku nder faktoret e humbjes se kandidateve te kesaj partie ne zgjedhjet e fundit nacionale permendet edhe mungesa e patriotizmit lokal. Edhe pse kjo pandehme duket si nje konstruksion politik per te arsyetuar humbjen megjithate ia vlen te debatohet ne kete teme. Kjo edhe per faktin se nje debat i tille konsiderohet si i munguar ne mjedisin tone. Nese Drenasi dhe Skenderaj qe bashke bejne nje numer te perafert te votuesve me komunen e Ferizajt kane nxjerre 11 deputete ndersa Ferizaj vetem dy kjo deshmon se kemi te bejme me nje patriotizem lokal refleksionet e te cilit domosdo qe verehen edhe ne politike perkatesisht ne forcen e pushtetit.
Patriotizmi lokal ka edhe karakteristikat e veta qe e bejne ate te dallueshem nga te tillet sepse ndryshe edhe nuk do te quhej lokal. Per shembull Ferizaj ne nivel te Kosoves eshte i vetmi vend qe ka nje grup njerezish te cilet edhe sot e kesaj dite vazhdojne te ruajne dhe kultivojne kultin e diktatorit Enver Hoxha. Ata ne kete menyre duan ta ruajne nje tradite te bartur nga ilegaliteti. Madje kete ndjenje e shfaqin publikisht per hir te legalizimit te saj. Nuk ka dyshim se mbushja e kutive me vota qe doli te ishte me e theksuar ne lokalitetet e Drenices drejtperdrejt eshte e lidhur me kete tip patriotizmi. Mbi kete baze edhe organet komunale te Kacanikut kane ndermarre veprime te ndryshme qe bien ndesh me ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Ne emer te patriotizmit lokal ketu jane mbyllur lojerat e fatit me motivin se u shkaktojne dem qytetareve
Po ne fakt cka eshte patriotizmi lokal Nese shpesh ndodhe qe patriotizmi dhe nacionalizmi te duken si sinonime patriotizmi lokal megjithate eshte dicka tjeter. Ky lloj patriotizmi burimin e ka ne ruajtjen e vlerave te perbashketa kulturore dhe morale te nje bashkesie te ngushte e cila me shume mbeshtetet ne traditen e ketyre vlerave sic jane doket dhe zakonet ritet etj sesa ne elementet tjera qe nderlidhen me nacionalizmin. Sigurisht qe si i tille ka anet e veta te mira dhe te keqija.
Patriotizmi lokal ose ndjenja per te ben qe te zhvillohet nje konkurrence ne kuader te krijimit dhe promovimit te vlerave ndermjet lokaliteteve. Ne anen tjeter patriotizmi lokal mund te shfaqet edhe ne rrafshin e luftes brenda llojit dhe me agresivitetin e tij shpesh te pakontrolluar te demtoje edhe vlerat e perbashketa te nje bashkesie me te gjere. Keto jane ceshtje me te cilat perballen seriozisht edhe vendet me demokraci liberale le me ky si i yni i cili ende qendron i lidhur me ndjenjen e fisit dhe si i tille me shume ka ngjyrime folklorike. Madje ketyre fenomeneve shoqerore u kushtohet nje vemendje shume e madhe dhe ndikimi i tyre shpesh behet pjese dominonte e debateve brenda rrjeteve te ndryshme sociale e me gjere.
Po sjell ketu disa shembuj tipik se si shfaqet ky lloj patriotizmi tek ne. Tek percillja nje ndeshje futbolli ne qytetin tim nje grup simpatizantesh nga lagja e stadiumit te futbollit shanin si ne kor gjyqtarin anesor qe levizte skaj tyre. Ne pyetjen pse benin nje veprim te tille pa shkas ata si ne kor pergjigjen duke thene se keshtu jane marre vesh ne mehalle Sigurisht qe lokal-patriotizmi behet i dukshem me shume ne ndeshjet sportive ku psikologjia e turmave i nenshtrohet nje testi shume provokues por qe si i tille reflektohet pa dyshim edhe ne sferat tjera te jetes pra edhe ne politike.
Ne nje rast tjeter tek percillja nje ndeshje basketbolli ndermjet Prishtines dhe Gjilanit e cila zhvillohej ne Ferizaj me ra te degjoja edhe kete refren te simpatizanteve nga Prishtina Na ua q8230 nanen shkijeve por me shume gillanlive. Kjo mbase me ndodhi ta perjetoja jo shume kah pas mbarimit te luftes ne Kosove Sigurisht qe ashpersine dhe felliqesine e patriotizmit lokal ne kete sfere me te dukshme me se miri do te mund ta deshmonin gjyqtaret te cilet edhe sot e kesaj dite rrihen si qen.
Nje patriotizem lokal e kemi te dukshem edhe ne baze te hartes politike perkatesisht relievit qe bejne partite. Fal patriotizmit lokal PDK-ja gezon mbeshtetje ne lokalitetet qe perfshine regjioni i Drenices. AAK-ja gezon mbeshtetje ne regjionin e Dukagjinit ndersa LDK-ja ne ate te Llapit. Ne politike patriotizmi lokal na paraqitet ne trajte bastionesh te partive ku ndikimi i patrioteve lokal eshte shume i madh. Secila parti ka bastionet e veta neper lokalitetet e caktuara ku lideret lokal shfrytezojne ne forma te ndryshme kete ndjenje te komunitetit per te abuzuar pastaj me te nepermjet perdorimit te pushtetit per nevojat e veta dhe te grupeve te interesit.
Nje shembull tipik per kete paraqet lagjja Kodra e Trimave ne Prishtine. Ishim deshmitare te presionit qe bene njerezit nga kjo lagje per largimin e Fatmir Sejdiut dhe per zevendesimin e tij me Isa Mustafen. Kjo lagje ka ndertuar nje tradite te identifikimit me kete parti. LDK-ja vleresohet si pasuri lokale.
Me ne fund nuk kontestohet fakti se patriotizmi ne pergjithesi eshte nje lloj strehe e horrave por qe nuk jetohet pa te. Te gjithe jemi deshmitare te abuzimit te skajshem me kete ndjenje. Ne keto rrethana mund te thuhet se te mos jesh patriot del qe te jesh patriot i njemendet. Po qe te mund ta funksionalizojme kete ndjenje me mire dhe ta avancojme si logjike konstitucionale se paku ne rrafshin politik del te jete e domosdoshme nderrimi i ligjit per zgjedhjet dhe ndertimi i nje sistemi zgjedhor me shume zona dhe nen zona. Se paku ne kete rrafsh nuk do te mund te akuzonte askush askend per mungese patriotizmi lokal.
NOA
Lajme te ngjashmeMustafa LDK do rikthehet parti e pare ne Kosove LidhjeBardh Franku LDK patriotizimi lokal