Fushatë e përbashkët zgjedhore
07/06/2005 Gjinushi-Malaj
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe ministri aktual i Financave, Arben Malaj, kandidatë për deputetë në të njëjtën zonë elektorale në Novoselë të Vlorës kanë zhvilluar një miting të përbashkët elektoral. Dy kandidatët u kanë kërkuar banorëve të zonës elektorale numër 93 që më 3 korrik të votojnë për kandidatin Malaj dhe për Partinë Socialdemokrate. Në këtë mënyrë, kjo zonë do të mund të përfaqësohet me dy deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Gjinushi u shpreh se më 3 korrik nuk do të votohet për rikthimin mbrapa. “Ju e keni bërë tashmë zgjedhjen tuaj sepse sërish përballë jush ballafaqohen të tjera alternativa. Alternativa e së majtës e përfaqësues nga Partia Socialiset dhe socialdemokrate dhe alternativa e së djathtës e përfaqësuar nga PD-ja me Berishën në krye”, tha Gjinushi.