Neritan Ceka prezanton emrat e Elbasanit
07/06/2005 Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka prezantuar kandidatët për deputet të kësaj partie në rrethin e Elbasanit. Gjatë takimit me banorë të këtij rrethi, Ceka është shprehur se qyteti i Elbasanit ka qenë mbështetja dhe shtylla kryesore e PAD-së gjatë këtyre viteve. “Në këtë garë elektorale, PAD-ja në rrethin e Elbasanit përfaqësohet nga tre figura, të cilat përfaqësojnë shpirtin e Aleancës Demokrtaike. Ne themi që nuk jemi shumë, por jemi njerëz të fortë, që do të përballim me sukses zgjedhjet e 3 korrikut”. Ndërkohë, në turin e prezantimeve të kandidatëve për deputetë të PAD-së, kreu i kësaj partie është shoqëruar dhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste, duke krijuar kështu një mbështetje mes forcave të majta në garën elektorale përballë opozitës.