Basha: Plani urbanistik, pas një studimi të detajuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se Javët e Arkitekturës, janë një shans i madh për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.
Ai tha se muajt shtator dhe tetor do të sjellin në Tiranë arkitektët më në zë të botës, organizuar nga një universitet privat dhe Bashkia e Tiranës.
Gjatë këtyre dy muajve, Tirana do të jetë qendra e prezantimit të projekteve më të avancuara të arkitekturës, artit dhe dizajnit, të cilat do të jenë një kontribut i madh, në dizajnin e një sërë projektesh të rëndësishme që parashikohen të implementohen në Tiranë, nga Bashkia e Tiranës por edhe kompani private, deklaroi Basha.
Kryebashkiakau u shpreh se, ne do të shikojmë që të evidentojmë vlerat më të mira të arkitekturës europiane dhe botërore në qytet, të mundësojmë që këto vlera të mos largohen bashkë me përfundimin e javëve te arkitekturës, por të qëndrojnë në qytetin tonë dhe të bëhen pjesë e planeve të mëdha të zhvillimit të qytetit tonë.
Kryebashkiaku Lulzim Basha i është përgjigjur skeptikëve, të cilët e quajtën planin urbanistik të paqartë, duke thënë se projekte të tilla që prekin qytetin do të nisin në kohën e duhur dhe pas një studimi të mirëdetajuar. /E.L/