Fushë Arrëz, jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak
Jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit pas mosmarrëveshjeve me anëtarët e këtij Këshilli. Dedë Qafa, ka deklaruar se jep dorëheqjen pasi një pjesë e anëtarëve të Këshillit kanë vënë interesat personale mbi ato të komunitetit.
FUSHË-ARRËZ- Dështimi 3 herë radhasi i mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në qytetin e Fushë Arrëzit për shkak të bojkotit të 6 anëtarëve të tij, ka bërë që kreu i këtij Këshilli, Dedë Qafa të japë dorëheqjen e prevokueshme. Qafa ka pohuar përpara se të largohej nga mbledhja, se nuk mund të qëndronte në krye të një Këshilli ku një pjesë e anëtarëve kanë vënë interesat personale mbi ato të komunitetit. Përfaqësuesi i PD në Këshillin Bashkiak ishte zgjedhur prej 7 mujsh në krye të organit vendimarrës të qytetit, pas një sërë mosmarrëveshjes për keqmenaxhim të Këshillit nga paradhësi i Qafës.
Si pasojë e dështimit 3 herë radhazi të Këshillit Bashkiak, 20 milionë lekë fonde për investime kanë mbetur pa u ndarë dhe nuk mund të investohen më gjatë këtij viti, ndërsa 300 familje orvaten cdo ditë në dyet e arkës së Bashkisë në pritje të ndihmës ekonomike e cila nuk është miratuar as në mbledhjen e një dite më parë.
Bashkia e Fushë Arrëzit aktualisht nuk ka as kryetar Bashkie, pasi kryetari i zgjedhur i kësaj njësie vendore, Ndue Paloca u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit.
(e.n/News24/BalkanWeb)