E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë shpërthim në fabrikën e çimentos

FUSHË KRUJË- Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në fabrikën e cimentos në Fushë-Krujë.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bën me dije se një sasi e konsiderueshme eksplozivi është vendosur në muret rrethuese të fabrikës.

Fatmirësisht nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk janë shënuar të lenduar.

Uniformat blu kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngajrjes së ndodhur.

Ndërkohë që bëjmë me dije se kjo ëshë një situtë që përsëritet në fabrikën e cimentos në Fushë krujë, pasi ky është shpërthimi i pestë që ndodh brenda 1 muaji
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›