E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit ne fushate takimet elektorale neper rrethe

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta sëbashku me ministrin e  Brendshëm, Bujar Nishani, prezantoi një ditë më parë  kandidaten e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Komunës Ndroq, Fatime Goga.

Zoti Meta ka theksuar se  se vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, është një votë për qytetarët, për vënien në jetë të projekteve të tyre.

“Ky është koalicioni që i përgjigjet misionit të zgjedhjeve të 8 majit, që është zgjedhja e njerëzve të përkushtuar që do garantojnë progresin e jetës së komunitetit të tyre”-tha Meta.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, premtoi mbështetjen maksimale të qeverisë për këtë komunitet.

******

Kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu vijoi turin elektoral në Korçë në mbështetje të kandidatit të aleancës për qytetin Andrea Mano. Ai ka ftuar qytetarët të votojnë më 8 maj, kandidatët e aleancës për qytetarin sepse në këtë mënyrë votojnë rrugën e vazhdimësisë në familjen evropiane.

“Të gjithë qytetarët e Korçës dhe mbarë Shqipërisë, jemi të përkushtuar të reflektojmë ndryshimin brenda vetes, të lexojmë kërkesat e gjithësecilit. Ëndrëën dhe shpresën, rrugën tonë”-tha Mediu.

Zoti Mediu zhvilloi takime në Elbasan dhe Shkallnuer, ku theksoi se aleanca për qytetarin është i vetmi koalicion që ka në qendër qytetarin.

******
Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi së bashku më presidentin e nderit të kësaj partie Tahir Muhedini zhvilluan takime me tregtarët në njësinë bashkiake nr 10 në Tiranë. Zoti Idrizi premtoi fuqizim të produkteve shqiptare dhe përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë tregtarët.

*******

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale zhvilloi takim me simpatizantë në qytetin e Vlorës duke kërkuar mbështetjen e tyre për kandidatin e majtë Shpëtim Gjika.

”Vlorës i duhet qeverisje e fortë, solide. Një maxhorancë e cila të jetë e plotë e padiskutueshme në këshillat bashkiakë dhe komuna. Të miratojnë buxhetin që të mos vihet më në pikëpyetje”-tha Milo.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›