E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, incident elektoral plagoset anëtari i shtabit elektoral të PS

PUKË- Kur na ndajnë vetëm 48 orë nga zgjedhjet elektorale të 8 majit një tjetër incident elektoral është shënuar në qytetin e Pukës, ku anëtari i shtabit elektoral të Partisë Socialiste në këtë qytet Tonin Kolgjoka ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme rreth orës 20: 45 në fshatin Ukth të komunës Qelëz. Mësohet se bëhet fjalë për incident elektoral.

Ndërkohë që bëhet me dije se Kolgjoka është goditur me mjete të forta,. Si pasojë ai është shtruar në spitalin e Pukës ku po merr mjekimet e nevojshme.

Unifromat blu se ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, por ato kanë mundur të identifikojnë autorët e plagosjes si dhe njofton se është vënë në ndjekje të tyre.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›