E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Bulqizë, pranga autorëve

Policia e Bulqizës ka prangosur dy autorët e vrasjes së kalimtarit në Bulqizë. Burime nga policia bëjnë me dije se është prangosur Arjan Duriçi, ndërsa më herët është arrestuar i vëllai, Ilia Duriçi, 38 vjeç, të cilët u përleshën në qendër të qytetit të Bulqizës, në të cilën humbi jetën aksidentalisht një kalimtar, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Ndërsa më herët policia ka bërë të mundur dhe prangosjen e autorëve të grupit kundërshtar. Ata janë Shpëtim Reka dhe Eleonard Ndreu. Dy banda rivale, ditën e sotme kanë frikësuar qytetin, ndërsa pas përleshjes me armë zjarri mes dy bandave rivale për kromin në mes të Bulqizës,mbeti i vdekur nga plumbat një kalimtar i rastit, 48 vjeçari Femi Kurcami.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›