E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajri ne Tirane 30 me i paster se gjashte muaj me pare

Kryeqyteti shqiptar i renditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë muaj më parë ndër qytetet më të ndotura në Europë për shkak se pluhuri që banorët e tij thithnin me ajrin tejkalonin katër herë normat e lejuara duket se po del nga harta e zezë. Niveli i grimcave 10 dhe 2.5 mikron që qarkullojnë në ajër sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili tregon se ndotja në Tiranë është reduktuar me 30% dhe kjo sipas tij për shkak të disiplinimit të trafikut, ndërtimeve, trajtimit më të kujdesshëm të mbetjeve dhe shtimit të gjelbërimit. Gjithësesi nëse ndotja e ajrit do të kontrollohej sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë të dhënat e të cilës në Ditën Botërore të Mjedisit Ministri i Shëndetësisë i përdor për ti drejtuar apelin e tij për kujdes të gjithë qytetarëve 13 milion vdekje në vit 1/3 e sëmundjeve tek fëmijët nën pesë vjeç dhe 40% e sëmundjeve pulmonare do të mund të parandaloheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›