Perjashtohet gjyqtarja Nertina Kosova

Gjyqatarja e Krimeve të Rënda Ilirjana Olldashi ka pranuar kërkesën e Dritan Dajtit për të përjashtuar nga trupi gjykyes gjyqtaren Nertina Kosova. Është kërkesa e 31 nga ana e Dajtit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues me arsyetimin se ka konflikt të hapur me këtë gjyqtare dhe kjo e fundit i mohon të drejtën e fjalës. Ai i është referuar seancës së datës 11 maj por edhe seancave të tjera. Dajti është shprehur se nuk është ai dhe as avokatët e zgjedhur prej tij ata që zvarrisin procesin gjyqësor po shkak për shtyrjen disaditore është bërë edhe gjyqtarja, Nertina Kosova e cila ka ikur në SHBA dhe për këtë arsye ka vënë në dijeni edhe Kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prokurori, Eugen Beci ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së të pandehurit pasi arsyetimet dhe shkaqet e tij nuk janë të përfshira në kodin e procedurës penale dhe nuk janë shkaqe. Pas vlerësimit të pretendimeve të Dritan Dajtit gjyqtyarja Olldashi ka vendosur përjashtimin e Nertina Kosovës nga trupi gjykues. Dritan Dajti së bashku me Ergest Xhoxhin akuzohet për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit. Burimet të abc neës informojnë se seancën e ardhshme 38 vjeçari do të bëjë kërkesë për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Gurali Brahimllari pasi ky i fundit ka bërë kallzim penal ndaj Dritan Dajtit për fyerje dhe kërcënim. Në këto kushte sipas Dajtit Brahimllari është në kushte të papajtueshme të ushtrimit të funksionit.