E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Boterore e Mjedisit

Shqipëria ka hedhur hapa para në çështjet e mjedisit duke nisur me ndërgjegjesimin e opinionit publik i cili është shumë i madh krahasuar me vite më parë, e për të vazhduar me një legjislacion që përafrohet më shumë me legjislacionet evropianë për çështjet mjedisore.
Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu në ditën botërore të mjedisit duke nxjerrë në pah edhe problemet që meritojnë vëmendjen e duhur jo vetëm të ministrisë së mjedisit.
Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi nënvizoi ekonominë e gjelbër si një prioritet të Bashkimit Europian për të cilën ka investuar 100 milion euro.
 “Jam shumë i lumtur që ministri përmendi projektin Selea, një projekt prej 4 milion eurosh nga Bashkimi Europian, në mbështetje të Shqipërisë për një legjislacion shumë më ekologjik. Por gjithashtu do të përmend edhe projektin Semsa, një tjetër projekt prej 2 milion eurosh i Bashkimit Europian i cili mbështet monitorimin mjedisor. Të gjitha këto janë sepse ne kujdesemi për Shqipërinë dhe mjedisin shqiptar”, vlerësoi Sequi, gjatë fjalës së tij. 
Në kuadër të 40 vjetorit të krijimit të Ditës Botërore të Mjedisit, ministria respektive dha shembullin e parë për ndarjen e diferencuar të mbetjeve në tre kosha të cilat janë vendosur në ambientet Ministrisë së Mjedisit.
Ministri Mediu dhe shefi delegacionit europian Sequi pritën përfaqësi të ambasadave të ndryshme të cilët pasi përfunduan një stafetë nga ambasada në ambasadë të hipur në biçikleta ekovolis, i dorëzuan ministrit flamurin e riciklimit, si e ardhmja e një mjedisi të pastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›