E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH protestë: Para ligjit autorët e vrasjeve të 21 janarit

TIRANE-  Të rinjtë e Forumit Eurocialist protestuan sot në mesdite para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha si dhe të kryeministrit Berisha, duke i konsideruar ata si përgjegjës për vrasjen e 4 demonstruesve të 21 janarit.

Të rinjtë eurosocialistë përmes parullave që mbanin në duar si dhe fjalimeve të shkurtra të mbajtura para dikasterit të rendit kanë kërkuar vënien para drejtësisë të autoreve që urdhëruan vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm më 21 janar. Ndërkaq protesta e të rinjve është mbikqyrur nga një numër i madh i uniformave blu që kishin krijuar nje kordon para godinës së Ministrisë së Brendshme.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›