E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tubimi i PD miting i pushtetit kundër opozitës

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste përsëriti sot se opozita nuk do të heqë dorë nga demonstratat popullore deri në largimin e Berishës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe të lira.

Nga selia rozë, sot në mesditë, lideri socialist Edi Rama theksoi se mitingu i djeshëm i PD-së është një tjetër arsye për të kërkuar largimin e Berishës nëpërmjet demonstratave popullore, "paqësisht por vendosmërisht".

"Më 20 shkurtin e 20-të, pas rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist, Shqipëria pa mitingun e radhës të pushtetit kundër opozitës dhe dëgjoi të sharat e radhës që një njeriu i diktaturës së vjetër të komunizmit i bëri opozitarëve në emër të diktaturës së re të korrupsionit. Njësoj si 20 vjet më parë.”- tha Rama duke nënvizuar se “Edhe për këtë Saliu duhet të largohet. Ja pse demonstratat do të vazhdojnë paqësisht por vendosmërisht”

Sipas liderit socialist Berisha “duhet të largohet sepse 20 vjet pas rënsies së diktatorit pushteti i tij është i dhunës dhe i kusarisë “
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Demonstrata popullore deri në largimin e Berishës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›