E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionerët e KZAZ OSBE: Disa parti s'batuan rregullat që miratuan vetë

TIRANE- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e vendeve vakante në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në përpjekje për të çuar përpara përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit.

“Shpallja publike e vendeve vakante në KZAZ, që duhen plotësuar së shpejti, është një hap i rëndësishëm dhe vendimtar në garantimin e transparencës së plotë të procesit zgjedhor ndaj qytetarëve”, tha Ambasadori Wollfarth, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga OSBE për mediat.

“Unë e mirëpres këtë hap- vazhdon deklarata e kreut të OSBE-se-  dhe dua të vë në dukje se ai u bë i nevojshëm vetëm pasi disa parti refuzuan të marrin pjesë në procedurat demokratike, në bazë të rregullave që i kishin bashkëhartuar dhe miratuar vetë”.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të kishin paraqitur propozimet për komisionerë brenda 24 janarit dhe KZAZ-të duhet të ishin ngritur brenda datës 7 shkurt 2011.  PS dhe PBDNJ nuk dorëzuan emrat e komisionerëve për 66 Komisionet Zonale të Admnistrimit të Zgjedhjeve edhe pas kalimit te afatit ligjor. Me një vendim të sotëm KQZ vendosi të shpallë vakante vendet e komisionerëve. 

Ne deklaratë thuhet se ambasadori Wollfarth përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›