E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Jo tvsh mbi ilaçet rëndon pensionistët mbush arkat e shtetit

TIRANE- “Vendosja 10 % e tatimit mbi vlerën e shtuar për ilaçet ka goditur pensionistët, shtresën më të varfër të shoqërisë shqiptare, ndërkohë që po mbush arkën e shtetit”- me këtë argument PS kundërshton vendosjen e këtij tatimi i cili ndikon direkt në shtrenjtimin e jetesës së kësaj shtrese. Deputeti Arben Ahmetaj deklaroi sot se kjo masë i ka siguruar arkës së shtetit 28 milionë euro, ndërkohë që i ka cuar pensionistët në kufi të mbijetesës.

“Pensionistë, që sot në Shqipëri përfaqësojnë një ndër shtresat më të varfëra të shoqërisë, e kanë të pamundur të përballojnë edhe këtë rritje të fundit të cmimit të ilaceve.

Shtrenjtimi i ilaceve vjen në një kohë kur dita ditës po rriten edhe cmimet e energjisë elektrike, telefonisë fikse, apo artikujve bazë ushqimore.”- tha Ahmetaj.

Ai nënvizoi se “Vetëm nëpërmjet rritjes së TVSH të ilaceve, dhe vetëm grupit të pensionistëve brenda listës së rimbursimeve, pushteti ju merr 28 milion euro në vit, c’ka do të thotë mbi 151 Euro për pensionist të këtij grupi”.

Sipas selisë rozë vendosja e Tvsh për ilaçet ka zeruar rritjen e pensioneve që edhe pse shumë e ulët është trumbetuar shumë nga qeveria.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Jo tvsh mbi ilaçet rëndon pensionistët mbush arkat e shtetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›