E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, tregu agro ushqimor jashtë funksionimi

Tregu agro ushqimor ne qytetin e Kukesit për të cilin u shpenzuan miliona lekë nga qeveria shqiptare nuk funksionon. Nga 74 tregtarë të vegjël që ushtronin aktivitetin tani aty janë vetëm 4 tregtarë. 

KUKES- Vepra me e madhe e ndertuar qe prej 10 vitesh ne qytetin e Kukesit po humbet funksionin e saj dhe po shkon drejt braktisjes totale. Behet fjale per tregun Agro-Ushqimore te qytetit,i cili u ndertua dhe u vu ne funskionim vetem nje vite me pare nga Ministria e Bujqesis ajo e Financave dhe nga Bashkia Kukes.

Tregu me të gjitha parametrat modernë u ndërtua me nje fond te financuar nga qeveria shqiptare në vlerën e rreth 80 milionë lekeve. Konkurenca e pandershme,mos funksionimi i drejtorisë se tregut dhe mungesa e faktorit rregullator te konkurences kane cuar ne braktisjen totale te tij nga ana e tregtareve te vegjel. Nderkohe magazinat e tregut te shumices, vetem 5 metra larg tregut te pakices, qendrojne te hapura. Nga 74 tregtarë të vegjël që ushtronin aktivitetin e tyre në këtë treg tani aty ndodhen vetëm 4 tregtarë.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›