Iranianet, revolucioni i buzëkuqit
Zoher Vatankhah ulet në vendin e
shoferit të një "BMV X3", vë një
disk me muzikë pop perse dhe
merr për nga lagjja ku banon, në
veri të Teheranit. Iranianët sillen të gjithë
njësoj në trafik: me shumë shpejtësi,
duke thyer rregullat sikur të mos bëhej
fjalë për ruajtjen e jetës. Megjithatë,
kjo grua është shumë më e qetë se të
tjerët. Arsyeja? Është një shofere garash
profesioniste, e mësuar me konkurrimet
dhe me fitoret që e kanë bërë të zotërojë
timonin në mënyrë të përsosur, edhe
në shpejtësinë ekstreme prej 200
kilometrash në orë. Ajo është edhe
nga paraqitja një femër me plot gojë
moderne. Mban çizme me taka të larta
dhe xhinse të ngushta, një orë "Rolex"
në kyçin e dorës, parfum të shtrenjtë.
Një pamje që bie ndesh me atë të grave
të zakonshme të Iranit. Në fakt, ajo nuk
është aspak stereotipi i gruas vendase
as nga pamja, as nga ato çka bën. Veç
makinës dhe shpejtësisë së madhe, ajo
është shumë e pasionuar pas alpinizmit
dhe kinematografisë, veçanërisht
telenovelave amerikane, ndër të cilat
ka të preferuar "24". "E dua Barak
Obamën dhe e shoqja, Mishela, është
shumë e zgjuar", thotë Vatankhah. Ajo
është 31 vjeçe dhe ka lindur një vit para
Revolucionit Islamik. Në shkurt të vitit
1978, Teherani kishte një klub nate, në
të cilin njerëzit shkonin në fundjavë
për të dëfryer, veshur sikundër edhe
njerëzit e tjerë në Evropë dhe Amerikë.
Një vit më vonë, kur Shahu u largua
nga froni, Irani u shndërrua në një
Republikë Islamike dhe gratë, pjesa
më e madhe e të cilave kontribuuan
personalisht në revolucion, u zgjuan
të nesërmen e ikjes së mbretit në një
kafaz ku për shumë vite ato do të ishin
zogjtë. Ligjet e vendosura të Sheriatit,
jo vetëm që i mbuluan gratë kokë e
këmbë, por u hoqën shumë liri e të
drejta, duke filluar nga ato fillestaret
deri te të drejtat për të kënduar apo
luajtur në publik. Gjithçka u bë për
të qenë në përputhje me ligjet e fesë.
Gratë që deri atëherë kishin qenë në
pozicione të larta, filluan të hiqeshin
nga vendet e punës me justifikime
të ndryshme. Për sa i përket shoferes
në fillim të shkrimit, ajo nuk ka të
bëjë aspak me shumicën e grave të
shtypura të Iranit dhe është tregues e
përfaqësuese e një epoke të re dhe e
një vullneti për ndryshim në botën e
femrës iraniane. Tensioni mes së vjetrës
dhe modernes ndihet shumë këto kohë
në vendin islamik. Gratë iraniane dhe
jo vetëm ato që kanë pozicione të
rëndësishme, por një shumicë gjithnjë
e më e konsiderueshme, po ngrihen
kundër rregullave të mullahëve. Disa
po përballen me shumë kurajë me një
kundërpërgjigje të ashpër të ambientit
mashkullor, sidomos ato që duan të
futen në politikë. Ndërsa udhëtojmë
me makinë, kalojmë në afërsi të burgut
famëkeq të Evinit, ku ndodhen një
numër i madh të burgosurish politikë.
Këtë muaj, një e quajtur Alien Egham
Doost, u dënua me tre vjet heqje lirie
në këtë burg. Krimi i saj i vetëm ishte
pjesëmarrja në një protestë paqësore
grash, tre vjet më parë. Dhjetëra gra
të tjera janë arrestuar dhe dënuar
me akuza të ngjashme, por Egham
Doost është e para që është dërguar
gjatë. Burgosja e saj ka shkaktuar
alarm jashtë vendit dhe ka hedhur
dyshime të mëdha në lidhje me një
kundërpërgjigje të fshehtë dhe të egër
të qeverisë kundër lëvizjeve të grave.
Frika është që në këto kushte, fatin e
Doost mund ta kenë edhe shumë gra
të tjera. Parvin Ardalan, 39 vjeçe, është
gazetare në Teheran, dhe ajo mund të
jetë e dyta që do ta pësojë një fat të tillë.
"Krimi" i saj është ndihma që ka dhënë
në mbledhjen e firmave për një fushatë
në favor të lehtësimit të disa ligjeve për
gratë në vend. Pavarësisht se ka fituar
çmimin "Olof Palme" për të drejtat
e njeriut një vit më parë, ajo është
dënuar nga gjykatat revolucionare për
"veprimtari që bien në kundërshtim
me sigurinë kombëtare". Aktualisht
ajo ndodhet e mbyllur në shtëpinë
e saj dhe pret nga çasti në çast ta
arrestojnë. Nëse apelimi i saj do të
dështojë, do të vuajë gjashtë muaj në
burgun famëkeq. "Ishte e tmerrshme.
Ne ishim gjashtë persona në një
qeli", rrëfen ajo kur sjell ndërmend
përvojën e saj të parë me burgun, kur
e arrestuan për herë të parë. Mijëra
"armiq" të revolucionit janë burgosur
dhe ekzekutuar në të njëjtin burg që
nga fillimi i viteve ‘80. Shirin Ebadi, një
avokat i të drejtave të njeriut dhe fitues
i çmimit "Nobel", ka qenë gjithashtu i
burgosur këtu, po ashtu edhe Zahra
Kazemi, një fotoreportere kanadeze
që u rrah keqas dhe qëndroi disa kohë
pas hekurave të këtij burgu derisa
vdiq nga plagët e pa mjekuara. Për sa i
përket gazetares iraniane, asaj ia kanë
marrë pasaportën dhe i kanë hequr
çdo mundësi lëvizjeje. Në një rrëfim
të famshëm për revolucionin e vitit
1979, një shkrimtar iranian shkruan
për popullin e vet: "Iranianët kanë një
talent të jashtëzakonshëm për të pritur.
Ata mund të shndërrohen në gurrë
dhe të qëndrojnë ashtu, pa lëvizur
përgjithmonë". Gratë iraniane sigurisht
që kanë treguar një qëndrueshmëri të
jashtëzakonshme. Atyre iu deshën 27
vjet që nga vendosja e regjimit islamik
para se të mbanin demonstratën e parë
në vitin 2006. Policia reagoi shumë
ashpër, duke rrahur dhe arrestuar
dhjetëra gra. Që nga kjo përvojë,
Ardalan dhe të tjerat vendosën që të
ndryshonin taktikë. Tani ato dalin të
pakta në numër dhe shkojnë nëpër
fshatra dhe qytete të vogla, në dyqane
dhe sallone bukurie, shkolla e zyra
dhe mundohen që t‘u shpjegojnë
ballë për balë grave se si Ligji i
Sheriatit është kundër gjysmës së
popullsisë. Atyre që refuzojnë të flasin
u lihet në dorë një fletëpalosje, në
të cilën sqarohet gjithçka. Shamia e
kokës, e detyrueshme për gratë, duke
filluar që nga mosha 9 vjeçe, për të
gjitha gratë që jetojnë apo vizitojnë
Iranin, pa përjashtim, është treguesi
më i qartë i mënyrës së sundimit të
meshkujve dhe ligjeve mbi femrën
iraniane. Rregulli e do që gratë të
veshin rroba të cilat nuk i tregojnë
format e trupit, por detyrimi për
të veshur rroba të tilla nuk është
shqetësimi më i madh për feministet
iraniane. Ajo që përbën shqetësim
të vërtetë është përjashtimi i gruas
nga jeta aktive dhe konsiderimi i saj
si një qytetare e dorës së dytë. Në
Iran ka femra që duket se kanë rënë
dakord me status-kuonë. Madje ato
kanë dalë edhe hapur kundër grave
që duan ndryshimet dhe luftojnë për
to. Sipas tyre, Revolucioni nuk i izoloi
aspak gratë, por i riktheu ato në gjirin
e familjes dhe se në vendet kapitaliste
e demokracitë liberale, gratë janë më
të shtypura e më të diskriminuara. Por
këto gra, sigurisht që nuk përbëjnë
shumicën në vend. Ata që qeverisin
e dinë se sa të rrezikshme mund të
jenë lëvizjet e të rinjve dhe të grave,
ndaj i mbajnë nën vëmendje dhe nën
vëzhgim. Edhe pse gratë e Iranit kanë
qenë për shumë kohë të shtypura,
ato në natyrën dhe karakterin e tyre
janë ndër femrat më të pavarura dhe
me vetëbesim në botë. Ndërkohë
meshkujt nuk janë maço tipikë.
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme
presidenciale, pritet që situata në vend
të ketë zhvillime interesante, jo vetëm
në sferën e grave, por në përgjithësi në
një shoqëri që po ndryshon çdo ditë.
shoferit të një "BMV X3", vë një
disk me muzikë pop perse dhe
merr për nga lagjja ku banon, në
veri të Teheranit. Iranianët sillen të gjithë
njësoj në trafik: me shumë shpejtësi,
duke thyer rregullat sikur të mos bëhej
fjalë për ruajtjen e jetës. Megjithatë,
kjo grua është shumë më e qetë se të
tjerët. Arsyeja? Është një shofere garash
profesioniste, e mësuar me konkurrimet
dhe me fitoret që e kanë bërë të zotërojë
timonin në mënyrë të përsosur, edhe
në shpejtësinë ekstreme prej 200
kilometrash në orë. Ajo është edhe
nga paraqitja një femër me plot gojë
moderne. Mban çizme me taka të larta
dhe xhinse të ngushta, një orë "Rolex"
në kyçin e dorës, parfum të shtrenjtë.
Një pamje që bie ndesh me atë të grave
të zakonshme të Iranit. Në fakt, ajo nuk
është aspak stereotipi i gruas vendase
as nga pamja, as nga ato çka bën. Veç
makinës dhe shpejtësisë së madhe, ajo
është shumë e pasionuar pas alpinizmit
dhe kinematografisë, veçanërisht
telenovelave amerikane, ndër të cilat
ka të preferuar "24". "E dua Barak
Obamën dhe e shoqja, Mishela, është
shumë e zgjuar", thotë Vatankhah. Ajo
është 31 vjeçe dhe ka lindur një vit para
Revolucionit Islamik. Në shkurt të vitit
1978, Teherani kishte një klub nate, në
të cilin njerëzit shkonin në fundjavë
për të dëfryer, veshur sikundër edhe
njerëzit e tjerë në Evropë dhe Amerikë.
Një vit më vonë, kur Shahu u largua
nga froni, Irani u shndërrua në një
Republikë Islamike dhe gratë, pjesa
më e madhe e të cilave kontribuuan
personalisht në revolucion, u zgjuan
të nesërmen e ikjes së mbretit në një
kafaz ku për shumë vite ato do të ishin
zogjtë. Ligjet e vendosura të Sheriatit,
jo vetëm që i mbuluan gratë kokë e
këmbë, por u hoqën shumë liri e të
drejta, duke filluar nga ato fillestaret
deri te të drejtat për të kënduar apo
luajtur në publik. Gjithçka u bë për
të qenë në përputhje me ligjet e fesë.
Gratë që deri atëherë kishin qenë në
pozicione të larta, filluan të hiqeshin
nga vendet e punës me justifikime
të ndryshme. Për sa i përket shoferes
në fillim të shkrimit, ajo nuk ka të
bëjë aspak me shumicën e grave të
shtypura të Iranit dhe është tregues e
përfaqësuese e një epoke të re dhe e
një vullneti për ndryshim në botën e
femrës iraniane. Tensioni mes së vjetrës
dhe modernes ndihet shumë këto kohë
në vendin islamik. Gratë iraniane dhe
jo vetëm ato që kanë pozicione të
rëndësishme, por një shumicë gjithnjë
e më e konsiderueshme, po ngrihen
kundër rregullave të mullahëve. Disa
po përballen me shumë kurajë me një
kundërpërgjigje të ashpër të ambientit
mashkullor, sidomos ato që duan të
futen në politikë. Ndërsa udhëtojmë
me makinë, kalojmë në afërsi të burgut
famëkeq të Evinit, ku ndodhen një
numër i madh të burgosurish politikë.
Këtë muaj, një e quajtur Alien Egham
Doost, u dënua me tre vjet heqje lirie
në këtë burg. Krimi i saj i vetëm ishte
pjesëmarrja në një protestë paqësore
grash, tre vjet më parë. Dhjetëra gra
të tjera janë arrestuar dhe dënuar
me akuza të ngjashme, por Egham
Doost është e para që është dërguar
gjatë. Burgosja e saj ka shkaktuar
alarm jashtë vendit dhe ka hedhur
dyshime të mëdha në lidhje me një
kundërpërgjigje të fshehtë dhe të egër
të qeverisë kundër lëvizjeve të grave.
Frika është që në këto kushte, fatin e
Doost mund ta kenë edhe shumë gra
të tjera. Parvin Ardalan, 39 vjeçe, është
gazetare në Teheran, dhe ajo mund të
jetë e dyta që do ta pësojë një fat të tillë.
"Krimi" i saj është ndihma që ka dhënë
në mbledhjen e firmave për një fushatë
në favor të lehtësimit të disa ligjeve për
gratë në vend. Pavarësisht se ka fituar
çmimin "Olof Palme" për të drejtat
e njeriut një vit më parë, ajo është
dënuar nga gjykatat revolucionare për
"veprimtari që bien në kundërshtim
me sigurinë kombëtare". Aktualisht
ajo ndodhet e mbyllur në shtëpinë
e saj dhe pret nga çasti në çast ta
arrestojnë. Nëse apelimi i saj do të
dështojë, do të vuajë gjashtë muaj në
burgun famëkeq. "Ishte e tmerrshme.
Ne ishim gjashtë persona në një
qeli", rrëfen ajo kur sjell ndërmend
përvojën e saj të parë me burgun, kur
e arrestuan për herë të parë. Mijëra
"armiq" të revolucionit janë burgosur
dhe ekzekutuar në të njëjtin burg që
nga fillimi i viteve ‘80. Shirin Ebadi, një
avokat i të drejtave të njeriut dhe fitues
i çmimit "Nobel", ka qenë gjithashtu i
burgosur këtu, po ashtu edhe Zahra
Kazemi, një fotoreportere kanadeze
që u rrah keqas dhe qëndroi disa kohë
pas hekurave të këtij burgu derisa
vdiq nga plagët e pa mjekuara. Për sa i
përket gazetares iraniane, asaj ia kanë
marrë pasaportën dhe i kanë hequr
çdo mundësi lëvizjeje. Në një rrëfim
të famshëm për revolucionin e vitit
1979, një shkrimtar iranian shkruan
për popullin e vet: "Iranianët kanë një
talent të jashtëzakonshëm për të pritur.
Ata mund të shndërrohen në gurrë
dhe të qëndrojnë ashtu, pa lëvizur
përgjithmonë". Gratë iraniane sigurisht
që kanë treguar një qëndrueshmëri të
jashtëzakonshme. Atyre iu deshën 27
vjet që nga vendosja e regjimit islamik
para se të mbanin demonstratën e parë
në vitin 2006. Policia reagoi shumë
ashpër, duke rrahur dhe arrestuar
dhjetëra gra. Që nga kjo përvojë,
Ardalan dhe të tjerat vendosën që të
ndryshonin taktikë. Tani ato dalin të
pakta në numër dhe shkojnë nëpër
fshatra dhe qytete të vogla, në dyqane
dhe sallone bukurie, shkolla e zyra
dhe mundohen që t‘u shpjegojnë
ballë për balë grave se si Ligji i
Sheriatit është kundër gjysmës së
popullsisë. Atyre që refuzojnë të flasin
u lihet në dorë një fletëpalosje, në
të cilën sqarohet gjithçka. Shamia e
kokës, e detyrueshme për gratë, duke
filluar që nga mosha 9 vjeçe, për të
gjitha gratë që jetojnë apo vizitojnë
Iranin, pa përjashtim, është treguesi
më i qartë i mënyrës së sundimit të
meshkujve dhe ligjeve mbi femrën
iraniane. Rregulli e do që gratë të
veshin rroba të cilat nuk i tregojnë
format e trupit, por detyrimi për
të veshur rroba të tilla nuk është
shqetësimi më i madh për feministet
iraniane. Ajo që përbën shqetësim
të vërtetë është përjashtimi i gruas
nga jeta aktive dhe konsiderimi i saj
si një qytetare e dorës së dytë. Në
Iran ka femra që duket se kanë rënë
dakord me status-kuonë. Madje ato
kanë dalë edhe hapur kundër grave
që duan ndryshimet dhe luftojnë për
to. Sipas tyre, Revolucioni nuk i izoloi
aspak gratë, por i riktheu ato në gjirin
e familjes dhe se në vendet kapitaliste
e demokracitë liberale, gratë janë më
të shtypura e më të diskriminuara. Por
këto gra, sigurisht që nuk përbëjnë
shumicën në vend. Ata që qeverisin
e dinë se sa të rrezikshme mund të
jenë lëvizjet e të rinjve dhe të grave,
ndaj i mbajnë nën vëmendje dhe nën
vëzhgim. Edhe pse gratë e Iranit kanë
qenë për shumë kohë të shtypura,
ato në natyrën dhe karakterin e tyre
janë ndër femrat më të pavarura dhe
me vetëbesim në botë. Ndërkohë
meshkujt nuk janë maço tipikë.
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme
presidenciale, pritet që situata në vend
të ketë zhvillime interesante, jo vetëm
në sferën e grave, por në përgjithësi në
një shoqëri që po ndryshon çdo ditë.