E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i sigurimeve, Bode: Duhet një skemë e re

Sistemi i sigurimeve në Shqipëri ka ende mjaft probleme. Këtë fakt e pranoi vetë kreu i Financave, Ridvan Bode, në një aktivitet për 20 vjetorin e krijimit të Institutit të Sigurimeve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranon se tashmë nevojitet një skemë e re sigurimesh, e cila mund të hartohet në bashkëpunim me opozitën.
 

Sistemi i sgurimeve në Shqipëri është reformuar në mënyrë që ti përshtatet zhvillimeve ekonomiko-sociale të vendit. Ndërkaq është nënshkruar marrëveshja për marrjen e një kredie në shumën e 38 milion eurove për asistencë sociale. Kjo kredi u nënshkrua midis Ministrit të Financave dhe përfaqësueses së Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenia Lvovsky, e cila u shpreh se kjo do të ndihmojë në luftën kundër varfërisë në Shqipëri në kohë krizë.
 

Objektivi i kësaj marrëveshje është mbështetja e axhendës së reformave të qeverisë në programet e asistencës sociale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›