Zgjedhjet, Rama pret ambasadorin e OSBE dhe BE
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ai i OSBE Eugen Ëolfarth kanë zhvilluar sot takime në Selinë Rozë me liderin e opozitës Edi Rama.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për mediat mbi këto takime, por ato zhvillohen pikërisht në ditën që skadon afati për dorëzimin në KQZ të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit, ndërsa PS ende nuk e ka plotësuar këtë listë.
Ishte njoftuar një mbledhje e kryesisë së PS rreth orës 13:00, por duket se është shtyrë për në një orar që ende nuk është caktuar. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbledhja e kryesisë zgjati për më shumë se 3 orë, por nuk u arrit të plotësohej lista e kandidatëve.
Kreu i PS Edi Rama pranoi vështirësitë në e përzgjedhjen e kandidaturave për shkak të numrit të madh të tyre, ndërsa rikonfirmoi disa krerë Bashkish.
(e.m/news24/BalkanWeb)