PS: Berisha e Basha synojnë të blejnë NEWS24 me para të pista
TIRANË- Deputeti i PS Sajmir Tahiri në një konferencë për shtyp mesditën e sotme akuzoi kryeministrin e vendit si personin kryesor të përfshirë në trafikun e armëve në Libi, e cila një ditë më parë u publikua në gazetën prestigjioze LA Repubblica duke e etiketuar Shqipërine si vendin i cili furnizon me armë Libinë.
“Sikur të mos mjaftonte kontrabanda e armëve që vrau në Gërdecin, sikur të mos mjaftonte kontrabanda e armëve që vrau me 21 janar tani shfaqet kontrabanda e armëve në Libi. Shkrimet e botuara në mediat prestigjioze thonë se trafiku nuk ka mbaruar. Ja pse faji është i Saliut pasi vazhdon historia e trafikimit të armëve e Lulit dhe Saliut.
Ndërkohë që Tahiri ka theksuar faktin se me paratë e pista të kontrabandës Berisha po përpiqet të blejë mediat të cilat i përdor për fushatë pro tij si dhe i bën presion mediave të pavarura sic është sipas tij rasti i NEWS 24.
“Saliu fiton nga kontrabanda për të kërcënuar mediat shqiptare. Makineria e parave të pista e Saliut dhe Lulit të Saliut është vënë në punë për të blerë me para të pista ato media që i blen për ti bërë makiazhin elektoral vetes dhe Lulit të tij. Por, rasti më i fundit, më flagranti është rasti NEWS24 ku disa njerëz po përdorin paratë e pista për ti blerë ato me paratë që Saliu vrau me 21 janar dhe të tjerë po vrasin në Libi.- ka bërë publike Tahiri.
Sipas deputetit të PS shqiptarët me 8 maj do ti japin përgjigjen e merituar kryeministrit të vendit. “Shqiptarët me 8 maj do ti japin një përgjigjen e merituar Saliut. Kurrë më me Saliun dhe me regjimin e tij që vret edhe vjedh”,- ka përfunduar deputeti i PS Sajmir Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)