E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita s’ka moralin për akuza politike, më parë të shpjegojë 300 milionë dollarët e taksës ‘Majko’”

Sabri Godo reagon për çështjen Durrës-Kukës dhe Kodin Zgjedhor

“Për 8 vjet, qeveria e atëhershme me vetëdije ose për inkompetencë të saj, u ka shërbyer qëllimeve të huaja. Kush ka qenë i interesuar që të mos bjerë pesha e portit të Selanikut dhe të Igumenitsës sepse hapja e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, hapja e rrugës së Kosovës drejt detit, por edhe për Maqedoninë dhe për ndonjë vend tjetër për rreth, do të preferojnë në të ardhmen domosdo Durrësin si rrugën më të shkurtër dhe më komode”

“Kjo përbën një problem moral. Nuk mund të zgjatet në pafundësi hetimi ndaj një personi. Duke e mbajtur nën akuzë për dy vjet, pa i thënë asgjë, Lulzim Basha është kryediplomati më i aftë që kemi pasur në këto 17 vjet dhe që ka mbrojtur interesat e vendit me efiçiecë dhe është treguar një ministër me kokë”

TIRANE - Presidenti i Nderit i republikanëve Sabri Godo, i ka cilësuar shkelje juridike, vonesat në zbardhjen e procesit të nisur që prej dy vitesh, lidhur me hetimet për rrugën Durrës- Kukës. Duke ftuar klasën politike që të lërë drejtësinë në punën e saj, Godo komentoi akuzat e ngritura nga opozita për procesin e nisur nga Prokuroria, në adresë të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha.
“Kjo përbën një problem moral. Nuk mund të zgjatet në pafundësi hetimi ndaj një personi. Duke e mbajtur nën akuzë për dy vjet, pa i thënë asgjë, Lulzim Basha është kryediplomati më i aftë që kemi pasur në këto 17 vjet dhe që ka mbrojtur interesat e vendit me eficiencë dhe është treguar një ministër me kokë”. Kjo opozitë nuk ka të drejtë morale, për akuza politike, megjithatë le t’ia njohim këtë të drejtë. Kjo opozitë duhet të përgjigjet se ç’bëri me 300 milionë dollarë që grumbulloi nga e ashtuquajtura taksa ‘Majko’ për rrugën Durrës-Kukës dhe pse për 8 vjet, qeveria e atëhershme me vetëdije ose për inkompetencë të saj, u ka shërbyer qëllimeve të huaja. Kush ka qenë i interesuar që të mos bjerë pesha e portit të Selanikut dhe të Igumenitsës sepse hapja e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, hapja e rrugës së Kosovës drejt detit, por edhe për Maqedoninë dhe për ndonjë vend tjetër për rreth, do të preferojnë në të ardhmen domosdo Durrësin si rrugën më të shkurtër dhe më komode”, u shpreh Godo.
Për sa i takon rikthimit në Kuvend, të Kodit Zgjedhor nga ana e kreut të shtetit, Godo u shpreh se rishikimi i tij është një çështje teknike, që nuk duhet të shoqërohet me ndërhyrje në të, pasi sipas tij e vetmja detyrë që shtrohet përpara klasës politike, është zbatimi i tij me rigorozitet.
“Kodi duhet të quhet një çështje e mbyllur me një shumicë shumë të madhe votash. Tani të gjithëve na mbetet për të menduar se si do ta zbatojnë këtë kod me korrektësi që të arrijmë në fund të bëjmë zgjedhje të lira të dukshme që janë të domosdoshme”, theksoi Godo për çështjen e kodit.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›