E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama anulon vizitën te Komuniteti Mysliman nga frika e pyetjeve për ftesën e Ilir Metës

Dje radhën për të bërë rolin e të paditurit dhe të atij që nuk kupton, e kishte Gramoz Ruçi

TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama ka anuluar dje vizitën e tij të paralajmëruar në selinë
e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Festës së Kurban Bajramit nga droja
se çdo lloj komenti negativ apo e kundërta çdo shfaqje disinteresi ndaj pyetjeve të gazetarëve mbi ftesën publike të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir
Meta, për sa i përket një takimi të kërkuar prej kreut të LSI-së, ku do të negociohej mundësia e arritjes së një marrëveshje mbi disa ndryshime në Kodin e ri Zgjedhor. Refuzimi për tu shfaqur në këtë ceremonial festiv është një tjetër tregues se kjo lëvizje e Metës e ka vënë në jo pak vështirësi lidershipin socialist. Kjo bëhet edhe me e besueshme
nga ndërrimi faktik i roleve.
Ndërsa deri disa javë më parë ishte LSI-ja që sulmonte ashpër dhe i binte me më shumë zell “fyellit të ndarjes” në 2 pjesë të së majtës opozitare për shkak të diferencave gjithnjë e më të mëdha në mënyrën e të bërit opozitë dhe PS-ja socialiste ajo që priste këto sulme duke shpërndarë “leksione urtësie”, aktualisht është partia e Metës ajo që po luan me këtë tezë, ndërsa selia rozë në pamundësi për të dalë nga matrica e ngurtë e “politikës së re”, nuk mundet as të kalojë në kundërsulm për t’i kthyer kusurin rivales potenciale brenda kapit opozitar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe as të japë një përgjigje të qartë mbi këtë propozim.
Dje, në vendin e tij, Edi Rama dërgoi për urime në selinë e Komunitetit Mysliman, kryetaren e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj si dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi. E ndërsa Leskaj e kishte kaluar “provën e zjarrit”, disa ditë më parë, mimika tradicionalisht e vranët e ndihmonte mjaft Ruçin në shmangien sërish të kësaj çështjeje.
Pyetjes në se Partia Socialiste ka ndonjë sakrificë politike për të bërë, Ruçi tha se “është koha që të mos flasim, ose të heshtim për sakrifica politike”.
Ndërkaq gjatë urimit të tij për Festën e Kurban Bajramit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim shmangu ndonjë lloj komenti direkt në lidhje me nismën e tij më të.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›