Fushë-Krujë, roja e fabrikës vret 17-vjeçarin
Një i ri ka humbur jetën pas goditjes me armë zjarri nga roja e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Dyshimi se i riu do të vidhte ose mund të vendoste lëndë eksplozive në objekt, ka shtyrë rojën private të qëllojë mbi të, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më vonë. Ngjarja e rëndë që regjistroi vdekjen e 17- vjeçarit Avdyl Zalla, ka rindezur konfliktin mes fabrikës së çimentos dhe banorëve të fshatit Zallë të Fushë-Krujës. Goditja me armë dhe më pas vdekja e 17-vjeçarit Avdyl Zalla nga fshati me të njëjtin emër, Zallë, ka bërë që forca të shumta policore të angazhohen për të mbajtur nën kontroll situatën, e cila mund të rëndohej pas ekzekutimit të të riut vendas, që paraprakisht, në bazë të dëshmisë së rojës që qëlloi mbi të, dyshohet se donte të futej në objekt për të vjedhur. Roja private e sigurisë së objektit, Llesh Rica, 50 vjeç, është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë për plagosjen e të riut, që më pas gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku u dërgua me shpejtësi për mjekim të plagës së marrë. Frika nga ndonjë reagim i mundshëm i familjarëve të viktimës dhe banorëve të fshatit që njihet për konfliktin me pronarët e fabrikës së çimentos u shoqërua me marrjen e masave konkrete. Drejt zonës së krimit shkuan forca të shumta policore, prania e të cilave ka bërë që situata të jetë e qetë, nën kontroll.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18.00 të së dielës. Roja private e fabrikës së çimentos ka dëshmuar se ka parë një person që i është afruar objektit dhe ka tentuar të futet në territorin e fabrikës përmes kapërcimit të murit të saj. 50-vjeçari ka deklaruar se i ka bërë thirrje të riut të sprapsej nga prona private, por ai ka vijuar pa marrë parasysh thirrjen paralajmëruese. Më pas, roja ka thënë se është detyruar të qëllojë fillimisht në ajër për ta trembur personin, e më pas ka qëlluar në drejtim të tij me armën e shërbimit, me qëllim që të sprapste tentativën e pandërprerë të tij. "Nuk doja ta vrisja, po vetëm ta ndalja, pasi ai nuk i mori parasysh paralajmërimet e bëra", këto kanë qenë fjalët me të cilat roja e sigurisë së objektit ka tentuar të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe justifikojë përdorimin e armës së shërbimit prej tij, gjatë mbrëmjes së kaluar. Rica është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë lokale për të dëshmuar mbi ngjarjen dhe pozicionin e vet në atë që nisi, sipas tij, në një mbrojtje të sigurisë së pronës private dhe përfundoi me një vrasje. Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima nuk ka qenë i armatosur dhe as ka pasur materiale të tjera të rrezikshme me vete në çastin e ngjarjes. Historia e konflikteve mes banorëve të fshatit Zallë dhe fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë i ka fillesat që në fundin e viteve ‘90. Ndër vite konflikti ka sjellë protesta, përdorim lënde eksplozive të mbetura shpesh pa autor, bllokime të përkohshme të aktivitetit të fabrikës, arrestime, pretendime të vazhdueshme të banorëve të fshatit Zallë për pronën mbi tokën, punësimin e tyre në fabrikë dhe më pas protesta ndaj veprimtarisë së fabrikës në mjedis dhe shëndetin e tyre.