Ahmet Haxhiaj, më i varfri ndër drejtuesit e policisë
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Trajnimet, Ahmet Haxhiaj, është më i varfri në kolegët e tij. Pasuria e tij është një shtëpi, një makinë dhe pak para të kursyera. Në vitin 2005, kur është emëruar në këtë detyrë, ai ka deklaruar një shtëpi banimi 79 metra katrorë me vlerë 2.1 milionë lekë. Të ardhurat e tij ishin 1 milion e 386 mijë lekë në vit, ndërsa për bashkëshorten 386 mijë lekë. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe të ardhurat e prindërve nga pensionet, përkatësisht 156 mijë lekë dhe 96 mijë lekë. Vitin tjetër, pikërisht më 20 mars 2006, Haxhiaj ka deklaruar blerjen e një makine "Mercedes Benz", ku pronare është bashkëshortja dhe arrin vlerën 450 mijë lekë. Njëkohësisht, ai ka deklaruar edhe kursimet e tij në vlerë 550 mijë lekë. Ndërsa për vitin 2007, Ahmet Haxhiaj, nuk ka pasur asnjë pasuri tjetër të vënë mënjanë. Kurse për vitet 2008 dhe 2009, ai ka deklaruar se si pasuri të paluajtshme ka vënë mënjanë përkatësisht 800 mijë lekë dhe 700 mijë të tjera, duke e mbyllur pasurinë e tij.
Ndërsa zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hamdi Fjora, i cili nuk ka shumë kohë që është emëruar në këtë post, vjen një shkallë më lart se Haxhiaj, për sa i përket varfërisë. Në deklaratën e tij në vitin 2005, Hamdi Fjora ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë me sipërfaqe 100 metër katrorë, në pronësi të tij dhe bashkëshortes, me vlerë 24 mijë dollarë. Veç banesës, Fjora ka deklaruar se gjendje nga kursimet ka 300 mijë lekë kesh. Në atë kohë, të ardhurat e Hamdi Fjorës ishin 700 mijë lekë në vit. Ndërsa në deklaratën e datës 27 shtator 2007, ai ka shtuar në pasuritë e paluajtshme një makinë "Passat", të blerë në vitin 2005. Sipas shpjegimit, burimi i financimit vinte nga shitja e makinës së mëparshme "Mercedes Benz", me vlerë 3500 euro. Veç kësaj, ka deklaruar edhe një sipërfaqe toke të dhuruar nga babai i tij. Sipas të dhënave zyrtare, ai ka në pronësi 5 dynym tokë dhe dy dynym pyje. Ndërsa shtesa e tretë në pasurinë e paluajtshme, në vitin 2007 ishte vlera prej 5 mijë euro kesh. Në këtë deklaratë janë shtuar edhe të ardhurat e të shoqes, pagë gjatë punës në një firmë private me vlerë 252 mijë lekë në vit. Ndërsa për shtesa pasurie të paluajtshme në vitin 2007 dhe 2008 për Hamdi Fjorën janë në nivelin zero, ku nuk ka as kursime.
Ble. Gi.