Meta: Berisha-Rama të heqin dorë nga etiketimet
Siç ishte paralajmëruar, Ilir Meta dhe të tjerë drejtues të LSI-së kryen dje homazhe pranë monumentit "Nënë Shqipëri". I pyetur për faktin se mazhoranca nuk e njeh festën e çlirimit më 29 Nëntor, Meta tha se "pjesa e mazhorancës që përfaqësojmë ne, njeh 29 Nëntorin si ditën e çlirimit të vendit, për arsye se shumica e atyre që kanë luftuar, e familjeve të dëshmorëve, njohin pikërisht këtë ditë". Natyrisht, tha ai, ne jemi sot këtu për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e gjithë vajzave dhe djemve të Shqipërisë që dhanë jetën për çlirimin e vendit, por njëkohësisht edhe të gjithë veteranëve, të familjeve të dëshmorëve, sepse në themelet e kësaj Shqipërie europiane që ne po ndërtojmë çdo ditë qëndron sakrifica dhe aspirata e tyre për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri të begatë të barabartë me popujt e tjerë të zhvilluar të kontinentit tonë.
"Kështu që ndihemi shumë mirë sot këtu. Dita është shumë e mirë dhe ditë shumë më të mira do të vijnë për Shqipërinë. Është një nëntor që për herë të parë e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s, pjesë të asaj aleance të madhe, e cila në fakt është vazhduese e asaj aleance kundër fashizmit dhe nazizmit ku u rreshtuan partizanët e partizanet e Shqipërisë me dinjitet", u shpreh Meta. Referuar bojkotit të opozitës, kreu i LSI-së tha se "të gjithë duhet të ngrihen mbi interesat e vogla, aq më tepër mbi egot për pushtet dhe duhet të respektojnë pikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë, duhet të respektojnë Kushtetutën e vendit, e cila është bërë me referendum nga populli shqiptar dhe duhet të sillen në mënyrë europiane, përderisa kemi hyrë në një moment të ri, atë të përgatitjes për t‘u anëtarësuar në BE". Mendoj, vijoi ai, që çdo sjellje destruktive, jo vetëm nuk u shërben interesave të vendit, por as interesave të atyre që kanë votuar për një opozitë demokratike.
I pyetur nëse shikon një rrugëzgjidhje midis palëve dhe si i konsideron deklaratat e karakterit personal, Meta u shpreh se "është plotësisht e sigurt se sjellja destruktive e lidershipit të opozitës nuk i shkon për shtat një opozite në një vend anëtar të NATO-s dhe një opozite në një vend që hyn në proces anëtarësimi me Bashkimin Europian". Kështu, tha ai, që mos shikoni vetëm pasojat, por edhe shkakun e me këtë rast do i ftoja të gjithë që të heqin dorë nga etiketimet e panevojshme të karakterit personal dhe këtë në radhë të parë duhet ta bëjë kryetari i PS-së dhe natyrisht më pas edhe Kryeministri e gjithë të tjerët. Në vlerësimin e Metës është koha për të forcuar institucionet demokratike, është koha për të përqendruar energjitë në procesin e integrimit europian dhe ju e dini se mazhoranca ka qenë dhe është gjithmonë e hapur që në këtë proces të jenë të përfshirë edhe opozita, gjithë ekspertët e saj dhe gjithë kapacitetet e saj.