E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga ditari i një gazetareje televizive

Një "Kozetë" e mijëvjeçarit tonë
20 nëntor 2009

Sot do të doja të ndaja me dikë një histori që nuk arriti të shfaqej në edicionet tona të lajmeve. Është nga ato që ndodhin edhe afër edhe larg nesh. Kjo është një copëz nga jeta e Kozetës… Jemi duke përjetuar një javë të veçantë, atë kundër dhunës.

Një mikesha jonë e vjetër, Vera, prej ko-hësh na kërkon ndihmë ligjore dhe sociale për një vajzë të vogël që ajo e ka pagëzuar, jo pa arsye me emrin "Kozeta". Vajza tha-time, e zbehtë sot është 12 vjeç. Është një fëmijë i heshtur. Flet fare pak dhe kokën e mban përherë poshtë, njësoj sikur të dojë t‘u shmanget shikimeve të të tjerëve. Vera na thotë se "ka 4 vjet që Kozeta është pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga njerka e saj". Si shumë histori të ngjashme edhe kjo fillon me një divorc. Pas shumë britmash e kanosjesh, e ëma largohet përfundimisht për në fshatin e saj të lin-djes. Kozeta jonë dhe i vëllai pesëvjeçar mbeten në shtëpi, të trembur e të strukur në një nga odat e shtëpisë që tashmë u dukej si krejt tjetër, si e huaj. Babai mar-tohet me shoqen e ngushtë të së ëmës. Nga kjo martesë e dytë lind një vajzë. Kaq ka mjaftuar, për njerkën fëmijët e gjetur ishin një gjë thjesht e huaj. Atëherë nis një dhunë e përditshme. Fëmijët e terrorizuar nuk duhej as të flisnin për drurin që hanin thuajse përditë. Më i vogli, 5-vjeçari, merret nën mbrojtje nga gjyshja dhe largohet për në një qytet të largët të Veriut, por Kozeta mbetet vetëm përballë sharjeve, mallkime-ve dhe të rrahurave. Nëna, gjyshja, njerëzit që e duan janë tashmë aq larg. Dhe kështu, personazhi ynë jeton si në "Të Mjerët" e Viktor Hygoit më shumë se 100 vjet më parë. I vetmi ngushëllim i saj është Vera, mikesha jonë që donte të sensibilizonte publikun për fëmijën që ndonëse e uritur, nuk mund të hajë nga ngashërimat dhe nga kujtimi i keqtrajtimeve. Do kishim dashur edhe ne ta ndihmonim, por bota jonë e "të mëdhenjve" është aq e mbushur me gjëra që i kujtojmë si më të rëndësishmet, me aksidente, me ceremonira, konferenca shtypi, debate, saqë ka nisur të bëhet gji-thnjë e më vogël, qoftë edhe për fëmijët e dhunuar.

Withers sërish mbi dhunën
25 nëntor 2009

Ambasadori amerikan, John Withers, ka zgjedhur studentët e Histori-Filologjisë për të diskutuar për një temë të dhim-bshme: dhunën ndaj femrave. "Një ndër tri femra në Shqipëri pëson dhunë", ka thënë Withers. Por zoti ambasador nuk harroi të shtojë se edhe në SHBA, Kili, Itali e gjetkë një numër i madh femrash dhunohen. Në Shqipëri disa nga burimet e kësaj dhune janë varfëria, droga, alkooli, bixhozi por më së shumti vjen edhe pse jemi një shoqëri patriarkale. Në shumë zona rurale tonat edhe sot vajzat rriten me ndjenjën se ato duhet t‘i binden ur-dhrit të babait e më pas të burrit. Fjala e tyre është ligj, nëse ato kundërshtojnë e "kanë hak drurin". Ndërsa në auditor Zoti Withers vazhdon t‘i përgjigjet me dëshirë të gjitha pyetjeve të studentëve, neve na shkon ndërmend, fjala e drejtorit të Ko-misariatit të Pukës, të cilin e kemi takuar vetëm pak javë më parë për një histori të ngjashme. Na kujtohet portreti i tij kur na pohoi se për herë të parë këtë vit, tri gra kanë denoncuar burrat, pasi ata kishin kohë që i qëllonin me "objekte të forta", sikurse i thonë drurit në gjuhën teknike të policisë. "1000 gra kanë denoncuar burrat për abuzime këtë vit", tha ambasadori amerikan. Sot këto gra që s‘kanë kohë të lexojnë apo të shohin lajme kanë gjetur të paktën guximin të denoncojnë. Por ky duket se është vetëm fillimi i një rruge ende të pashtruar…

Me sytë e politikës
26 nëntor 2009

Politika ka fjalorin e saj. Kjo provohet fare mirë ndërsa deputetët flasin kundër dhunës në selinë e Kuvendit. Në fjalimet e grave politikane, edhe termi "dhuna" merr çuditërisht ngjyrime politike. Kr-yetarja e Parlamentit e nis seancën duke akuzuar politikanë, kryetarë bashkish apo partish se po ushtrojnë dhunë. "Ndaj grave, nënave, kolegeve… dhe rendit kushtetues", përfundon zonja Topalli. Më pas deputetet e reja të pozitës, ftojnë ko-leget e tyre të majta të rikthehen në Parla-ment. Albana Vokshi thotë në fjalën e saj se deputetet e opozitës të tregojnë duke hyrë në Kuvend se interesat kombëtare janë më të mëdha se interesat klanore të opozitës dhe se lideri opozitar po ushtron dhunë ndaj tyre. Pas duartrokitjeve sean-ca mbyllet dhe si shumë zonja të tjera, edhe zonja Vokshi largohet për të pirë një kafe, me kolegët e saj. Çdo gjë shkon si në vaj. Fjalimet i mbajtëm, partisë i treguam se jemi të partishëm dhe liderin e kundërshtarëve e kritikuam paq. A ka ditë më të mbarë se kjo?

Autorja punon si gazetare në redaksinë e lajmeve në "Top Channel"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›