Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në oborrin e shtëpisë, policia nis hetimet
Qyteza e Fushë-Krujës është tronditur sërish nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe paraprakisht mësohet se objektivi ka qenë oborri i familjes së Besim Zirit, e cila banon pranë stadiumit të qytetit.
Policia raporton se nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave si dhe dëshmive të familjes, ku ndodhi shpërthimi për të mësuar nëse kanë pasur konflikte të mëparshme.
24 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në oborrin e shtëpisë, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP