KuleUT transparente me fondet nuk stepem nga presionet
Pedagogët e anglishtes në fakultetin e Gjuhëve të Huaja nuk janë pushuar nga puna. Rektori i Universiteti të Tiranes Dhori Kule sqaron vendimin e senatit për shpërndarjen e këtyre pedagogeve në fakultete të tjera, ku tashmë do të ketë një departament posaçërisht për gjuhën e huaj, ku pjesë e të cilit do të jenë pesë pedagogë anglishteje dhe dy të gjuhëve të tjera. Ky riorganizim sipas rektorit Kule nuk e dëmton mësimdhënien në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Rektori i Universitetit të Tiranes Dhori Kule ka sqaruar gjithashtu edhe kërkesën për marrjen në përdorim të konviktit të gjuhëve të huaja që sipas tij do t’i jepte zgjidhje deri në ndërtimin e kampusit universitar problemit të infrastrukturës së munguar në shume fakultete.
“Kemi pasur një shqetësim atë te infrastrukturës, e cila do të gjejë zgjidhje me ndërtimin e kampusit që si financim është miratuar nga qeveria, por deri sa të përfundojë ka nevojë filologjia, gjuhët e huaja, shkencat e natyrës, informatika na lind e drejta të kërkojmë një objekt publik të përdoret për interesat publike s’ka nevojë për komente “- u shpreh Kule.
Sa i përket akuzave për shpërdorim fondesh të bëra në emër të Kontrollit të Larte të Shtetit kreu i Universitetit të Tiranës Kule ka thënë se këto janë mashtrime dhe nga kontrollet e kryera në këtë institucione nuk ka rezultuar asgjë e tillë.
“Merrni qëndrimin zyrtar të KLSH-së, s’kam parë asnjë qëndrim që ky institucion”- është shprehur Rektori i UT-së.
Në konferencën për shtyp dalë për të sqaruar një sërë çështjesh, që ditët e fundit kanë pasur impakt të shtuar në opinionin publik, Rektori i Universitetit të Tiranës dha edhe këtë mesazh.
“Nuk do stepem nga presionet, apo nga interesta individesh që lidhen me interesa sipërmarrëse”