E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Emmyt, Gjykata e Apelit lë në burg Aziz Kelmendin

Gjykata e Apelit ka lënë në burg biznesmenin kosovar Aliz Kelmendi i cili akuzohet për vrasjen e këngëtares Elsina Hidershaj e njohur ndryshe me emrin Emmy.
 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin kosovar.
Në dëshminë e tij 47-vjeçari ka pohuar se nuk ka dashur që ta vras. Kelmendi ka pranuar lidhjen 2 vjeçare me këngetarën dhe se tashmë ishte ne proces ndarje. Ai ka pohuar se ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21-vjeçarja për t`i dhënë një dhuratë.
 

Teksa ka hapur xhamin e makinës për t`i dhënë dhuratën mes këngëtares dhe shoqërues së tij ka nisur një sherr dhe për këtë arsye biznesmeni ka treguar se për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Por teksa ka lëvizuar automjetin Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë.
 

47-vjeçari në dëshminë e tij ka shpjeguar se pasi kishte shoqëruar në shtëpi vajzën me të cilën ishte ështe rikthyer sërisht në vendin ku kishte aksidentuar vajzën dhe ka pranuar se ka qenë ai që e ka përplasur por pa dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›