E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri në Gjirokastër bashkia dhurata për familjet rome

GJIROKASTER- Bashkia e Gjirokastrës ka dhuruar për festat e fundvitit ndihma për komunitetin rom të këtij qyteti. Ndihmat për 20 familje konsistonin kryesisht në ushqime dhe dhurata. Kreu i Bashkisë Flamur Bime, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar me këtë rast, tha se pavarësisht problemeve të shumta që ky komunitet ka, synohet zbutja e varfërisë në këto ditë festash. Komuniteti rom është i vendosur në lagjen periferike të Gjirokastrës. Pjesa më e madhe e familjeve rome jetojnë në kushte tejet të vështira, në disa godina të ndërtuara në vitet ’70-’80. Pjesa më madhe e këtyre familjeve jetojnë në errësirë, ndërsa shitja e hekurishteve është i vetmi mjet për të siguruar bukën e gojës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›