E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, Rama promovon “Kurban"-in: Berisha e ka lexuar librin

SARANDE - Kryetari i opozitës Edi Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit të tij “Kurban” në Sarandë, për të ironizuar kryeministrin Berisha dhe kreun e LSI-së Ilir Meta.

Përkundër asaj që ka thënë kryeministri Berisha, Rama deklaroi se “ai e ka lexuar librin tim dhe këtë e tregojnë qarte komentet që bën nga pjesë të ndryshme të librit”.

Ndërkohë në lidhje me kreun e LSI-së, Rama tha se e beson që nuk e ka lexuar “Kurbanin” “pasi ai nuk ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij”.

Me pas, Rama duke iu referuar betonizmit të qytetit jugor ka akuzuar Gjykatën e Sarandës se po favorizon ndërtuesit, duke e shkatërruar këtë qytet.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›