Runin s’e mbajnënervat, sharje tërënda arbitrit
LONDER- Uejn Runi ka zënë faqet e para të mediave angleze për shkak të një nervozizmi tej çdo limiti ndaj arbitrit afrikan Xhef Selogil, i cili gjykoi miqësoren mes Anglisë dhe Platinum Stars. Sulmuesi kryesor i tre luanëve u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të një proteste të pazakontë me të shara dhe tone tejet të larta në fillim të pjesës së dytë. Runi ka pretenduar se arbitri kishte gabuar qëllimisht disa herë kundër tij, ndërkohë që gjyqtari nga Afrika e Jugut ka deklaruar pas ndeshjes se sulmuesi anglez nuk është ai djaloshi që të gjithë shohin në televizion, por një futbollist që vetëm di të shajë dhe të fyejë të tjerët. Konflikti mes Runit dhe arbitrit ka bërë më shumë bujë sesa vetë fitorja 3-0 e Anglisë ndaj skuadrës që militon në kategorinë e parë të Afrikës së Jugut. Runi shënoi golin e tretë në këtë takim, ndërkohë që Kapelo ka qenë tejet i mërzitur me futbollistët për shkak të formës së tyre jo në nivelet e kërkuara. Ndonëse fitoi 3-0, Anglia tregoi formën e dobët që ka patur gjatë gjithë kësaj periudhe, madje skuadra afrikane humbi edhe një penallti.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)