E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll: Ari Han, pjesë e revolucionit historik

Trajneri i përfaqësueses shqiptare,
Ari Han, është pjesë e
sukseseve historike të futbollit.
Sporti më popullor në botë ka
njohur disa faza gjatë evoluimit të
tij, ku një ndër më të rëndësishmet
është padyshim ajo e "futbollit total",
e shpikur dhe e praktikuar në
Holandë në vitet ‘70. Në Botërorin
1974, tekniku kuqezi është përfshirë
në një episod interesant:
dy javë përpara turneut, kapiteni
Johan Krujf e mori mënjanë dhe i
tha: "Do të luash ‘libero‘". Përgjigjja
e Han, që tek Ajaksi luante si mesfushor
ofensiv, mbartte natyrshëm
habi: "‘Libero?‘ Mos u çmende vallë?".
Deri në ato çaste, mesfushori
ofensiv i Ajaksit nuk kishte luajtur
kurrë si "libero". Esenca e "futbollit
total" vështirë se mund të ilustrohet
më mirë se sa nga ky incident
vetëm pak para Kupës së Botës në
Gjermani. Kështu loja e skuadrës
holandeze do të karakterizohej
nga ndryshimi i pozicioneve, gjë që
ngjasonte me një lumë: mbrojtësit
sulmonin dhe sulmuesit mbronin.
Atëherë përse një mesfushor ofensiv
si Han nuk mundej të luante në
qendër të mbrojtjes? Futbolli total
i viteve ‘70 mbart mbi vete tiparet
e futbollit modern: Ai shton më
shumë fleksibilitetin e taktikës
dhe forcon reagimin taktik. Shumë
thonë, ishte i fundit revolucion i
vërtetë në futboll; tek ccdo "zhvillim"
që erdhi më pas, bëhet fjalë
vetëm për modifi kime. Origjina e
tij lidhet para së gjithash me emrin
Rinus Michels - dhe lindi si një
domosdoshmëri. Trajneri Michels
drejtonte Ajaksin e Amsterdam,
përjetonte gjithnjë e më shpesh
faktin, se suksesi i skuadrës së tij
të fortë sulmuese vinte për shkak
të mbështetjes së mbrojtësve.
"Futbolli total" ishte përgjigjja për
këtë: Gjithkush mund të sulmonte,
me kusht, të gjithë më pas duhet të
mendonin për detyrat mbrojtëse.
Nga 1971 deri në ‘73, Ajaksi krijoi
hegjemoni, duke fituar tri herë
radhazi Kupën e Kampionëve.
Arsyet substanciale të suksesit të
holandezëve ishin dy: disiplina
taktike e injektuar nga trajneri dhe
gjeniu Johan Krujf. Ajaksi luante të
ashtuquajturin "futboll total", një
koncept i ri taktik, që anashkalonte
ndarjen tradicionale në fushë mes
mbrojtësve, mesfushorëve dhe
sulmuesve. Sipas kësaj fi lozofi e, të
gjithë lojtarët duhej të merrnin në
lojë, në çdo aspekt të saj. "Futbolli
total" i Ajaksit rezistoi deri në momentin
që Krujf zgjodhi të ndiqte
trajnerin Michels te Barcelona,
në fund të 1973. Me largimin e
Krujf dhe atë të Johan Neeskens,
Ajaksi dështoi në fi toren e Kupës së
Kampioneve për 20 vite me radhë.
Më pas në Kampionatin Botëror
të vitit 1974, Holanda shpalosi të
njëjtin futboll, pasi baza e saj ishin
lojtarët e Ajaksit, ndërsa trajneri
ishte emëruar Michels. Fitorja 4-1
e holandezëve kundër Bullgarisë
në Botëror në turin eliminator
njihet si dita në të cilën lindi "futbolli
total". Finalja e këtij turneu, e
humbur 1-2 ndaj Gjermanisë, do të
duhej të ishte dita në të cilin ai vdiq
përsëri. Në këtë ditë, fi toi reagimi
(futbolli i reagimit). Udhëheqësi i
tyre ishte Berti Vogts, i cili në fund
të ndeshjes do të ngushëllonte
fantazistin Krujf për atë mund të
shkuar dëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›