E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, tifozët masakrojnë tre gjyqtarët e ndeshjes

Kthehet sërish dhuna në kampionatin
shqiptar. Dhe është
Kategoria e parë ajo që sjell një
ngjarje të shëmtuar. Në takimin
e zhvilluar dje në Pukë mes
Tërbunit vendas dhe Kastriotit
në fushë kanë zbritur sjelljet
josportive. Nisi si një ndeshje
normale futbolli, ku grinta dhe
lufta sportive do të dhuronin
emocione të mëdha në një përballje
të parashikuar si ndër më
të fortat e Kategorisë inferiore,
por ka përfunduar në një dhunë
të pashoqe, në një masakër ndaj
treshes së gjyqtarëve. Takimi ishte
vërtet i ndezur mes dy ekipeve, të
cilat kërkonin me ngulm fi toren.
Ndeshja e fazës së parë kishte përfunduar
5-1 në favor të krutanëve,
ndërsa deri në këtë pikë të sezonit,
Tërbuni nuk kishte humbur asnjë
ndeshje në shtëpinë e tij. Me kalimin
e minutave, është vënë re
mosmiratimi nga ana e tifozëve
vendas në lidhje me gjykimin e
gjyqtarit kryesor Mentor Sopiani.
Kur nuk ishte mbyllur ende pjesa
e parë, tifozët kanë shprehur
pakënaqësitë e tyre, duke sulmuar
gjyqtarin anësor Fatmir Lamaj.
Më pas, çdo vendim i gjyqtarit
kryesor është kontestuar ashpër
nga mbështetësit e Tërbunit. Por
kontestimet më të mëdha kanë
ardhur në fundin e ndeshjes,
kur rezultati ishte 1-1. Një lojtar i
Tërbunit shënon një gol me rrofeshatë,
por gjyqtari Sopjani nuk
është dakord dhe e ka anuluar atë.
Kontestimet kanë vazhduar deri
në vërshëllimën përfundimtare,
kur ndeshja u mbyll 1-1. Në këtë
moment, irritimi i tifozëve ka
arritur kulmin. Shumë prej tyre
kanë kaluar rrethimin mbrojtës
të fushës, duke hyrë dhunshëm
brenda kuadratit të blertë të lojës.
Ata kanë sulmuar gjyqtarin kryesor,
por edhe dy ndihmësit e tij.
Sikurse bëjnë të ditur dëshmitarë
prezentë, policia e ka pasur të
pamundur të përballojë turmën,
e cila ka ushtruar dhunë mbi tre
gjyqtarë. Ndërhyrja e mëpasshme
e policisë ka mundur të tërheqë
gjyqtarët që ishin thuajse në gjendje
kome. Ngjarja e shëmtuar do
të jetë edhe pjesë e mbledhjes së
Komisionit të Disiplinës, ku ndaj
klubit të Tërbunit pritet të jepet
edhe një nga ndëshkimet më të
ashpra në historinë e futbollist
shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›