PDK: Lëvizjet e reja në të djathtë janë demagogji
Krijimi i lëvizjes më të re politike në vend, "Poli i Lirisë", u komentua dje nga demokristiani Anton Gurakuqi. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kjo parti bën të ditur se "kriza e identitetit dhe absurditetit të krijuar me Polin e ‘Të liruarve‘, kanë parë së fundmi kaosin në të cilin ndodhen protagonistët e këtij pseudo-koalicioni". Sipas PDK së Gurakuqit, "ata janë 3 persona të cilët nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe kanë bërë deri më tani demagogjinë e radhës, duke pretenduar se përbëjnë një të djathtë alternative dhe të vërtetë".