E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçi mbledh KPD-në, koalicion zgjedhor me LSI-në e Metës

Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë 91, Petro Koçi, zhvilloi dje mbledhjen e parë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Sipas tij, kjo parti ndryshon në thelb nga shumica e forcave kryesore në vend, sepse programi dhe statuti i saj janë për republikë parlamentare e jo për republikë kryeministrore. "Përveç socialistëve të LSI-së, bashkëpunimi ynë do u drejtohet edhe partive të tjera me përvojë të përbashkët demokratike, si Uniteti Kombëtar etj.", theksoi Koçi. Ai këmbënguli se më 28 qershor shqiptarët do zgjedhin pushtetin që meritojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›