Gjinushi: PSD do të dalë forcë e tretë në zgjedhje
Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, mblodhi dje mbështetësit e tij në qytetin e Elbasanit. I bindur se do të jetë forca e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai deklaroi se kjo parti do të marrë dy mandate deputetësh në Qarkun e Elbasanit. Kreu socialdemokrat foli pak për degën, pasi e ka konsideruar të suksesshme, duke anatemuar më tepër gjatë diskutimit të tij kreun e qeverisë. "Aq sa është folur për korrupsion në këta katër vjet, Berisha, familja e tij dhe farefisi bashkë me mbështetësit më të ngushtë, i kanë realizuar në këtë mandat dhe ky drejtues i paaftë merr çmimin ‘Nobel‘ në këtë drejtim", tha Gjinushi.