Shoqata “Çamëria” dhe bashkimi ynë
Shpëtim Idrizi Rreth 19 vjet më parë u themelua Shoqata “CA-MERIA”. është koha për te vlerësuar dhe bëre homazh për ata mijëra burra e gra të çamërisë, që me shume ndjenjë, forcë e sakrifica kane punuar që çështja jone e madhe, çështja çame, te jete më e forte se kurrë. Sot çështja çame është më e forte se kurrë, më e gjallë se kurrë. Sot çështja çame ka rilindur dhe garant për ketë jemi ne, janë te gjithë çamet patriote. çdo anëtar i komunitetit tone ka ne ADN e tij të fortë e të gjallë amanetin e të parëve Drejtësi për çështjen çame .Genocidi i ushtruar nga bandat e famëkeqit Napolon Zerva viktimizoi 30 mije çamë. Sot komuniteti çam është dhjetëfishuar e përfaqësohet nga 300 mije anëtarë. Populli nuk shuhet kurrë, kauzat e tij nuk vdesin. Reflektim për “ndjenjën e bashkësisë”, apo “ndjenjën e përkatësisë”Ndjenja e bashkësisë, është ajo ndjenjë e perceptimit të ngjashmërive me të tjerët, ndarja e një jete të përbashkët, dhe përkatësia në një strukture të qëndrueshme. Ne çamët ndihemi të ngjashëm me njeri tjetrin, nga zakonet, nga gjuha, nga fati i keq apo i mirë që na ka shoqëruar në histori. Ne kemi ndarë dhe vazhdojmë të ndajmë një jetë të përbashkët, duke mos u ndarë në të mirë dhe në të keq, pavarësisht se profesioni apo ngjarjet jetësore na kanë imponuar të ndahemi nëpër tërë qytetet e Shqipërisë, apo pse jo dhe jashtë saj. Askush si ne nuk ndjek jetën e tjetrit, festat, vakitë, gëzimet, përkujtimet si ne. Ne jemi solidarë me njeri tjetrin. Edhe kur jemi jashtë, ne krijojmë shoqëritë tona kudo. Jo të gjithë shqiptarët që në tranzicion kanë qenë të detyruar të emigrojnë jashtë vendit, mendojnë të bëjnë jetë të përbashkët. Ne çamët e bëjmë këtë bashkim, siç tregojnë shoqatat çame në SHBA, në Itali, në Francë, Turqi, apo gjetkë dhe kam patur rastin ta rikonfirmojë këtë të vërtetë nga mesazhet e shumta që mora me rastin e themelimit të PDU-së. Ne çamët jemi kështu, pjesë e një bashkësie të qëndrueshme, të pangatërrueshme, brenda kombit tonë. Ne jemi pjesë e komunitetit çam. Ky komunitet kaq i fortë, unik brenda së tërës kombëtare, nuk mund të mos kishte formën e vet institucionale, shoqatën e vet. E ka patur gjithnjë një formë organizimi, madje dhe në vitet e para të regjimit komunist siç ka qenë Komiteti Antifashist çam, kështu që në vitet e para të lirisë nga diktatura, lindja e shoqatës sonë ishte e paevitueshme. Ne, duhet sot të përshëndesim themeluesit e saj, ata që menduan mes vështirësive të viteve të para të tranzicionit t’i jepnin një formë institucionale jetës së komunitetit. Të ruajnë të pandërprerë trashëgiminë e më të parëve tanë. Të krijonin një formë organizimi që të mendonte për të gjithë, për të vjetrit dhe për të rinjtë. Dhe t’i jepte identitetit tonë, shenja të reja ekzistence. Që lidhet me vuajtjet, por dhe me gëzimet, me këngët dhe vallet tona unike për pronësinë e të cilave grinden madje dy kombe. Ndjenja e bashkësisë krijohet mbi bazën e disa elementëve: Marrëdhëniet që krijohen me të ngjashmit e tu, vlerësimi i ndikimit që ti mendon se arrin të krijosh brenda grupit, interesat e përbashkëta, frekuentimi i rregullt i shoqi-shoqit, të ndjerit i pranuar brenda grupit, janë faktorët që mund të kontribuojnë ose jo në krijimin e ndjenjës së përkatësisë në një bashkësi. Ne duhet t’i falënderojmë prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona, që na e trashëguan këtë ndjenjë përkatësie. Dhe Shoqata sigurisht ka bërë të vetën në vite, me festivalet apo takimet muzikore, me javët apo ditët e kulturës dhe kuzhinës çame, me pelegrinazhin në Qafë Bot, me protestat e shumta paqësore. Kjo ndjenjë përkatësie ka kaluar pra dhe tek të rinjtë. Në kohëra të vështira si ato që kemi kaluar, kjo ndjenjë bashkësie i ka ndihmuar ata të njohin veten dhe të jetojnë një jetë të veçantë ndoshta edhe në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë jo çamë. E kam ndjerë vetë këtë përvojë, e kam parë rregullisht tek të tjerët, e shoh edhe sot tek Klubi i Patriotëve të Rinj, i të rinjve çamë, që me të vërtetë janë më patriotë se patriotët e tjerë. Ne duhet të jemi krenarë se çështja çame, e kaluar tek brezat e rinj, e gjallë tek ata, nuk do të vdesë kurrë. Ndjenja e përkatësisë, nga ana tjetër lidhet me identitetin personal, që pastaj shndërrohet në identitet grupi. Ne vërtet që jemi të ngjashëm me njeri tjetrin. Kemi të njëjtën kokëfortësi, këmbëngulje, ndjenjë ndërmarrjeje, uni- personal. Pikërisht për këtë arsye ne merremi vesh me njeri tjetrin, apo grindemi kollaj me njeri tjetrin. Post reflektimPrej këtij reflektimi personal të shtrirë në kohë, kam marrë disa vendime në jetën time që kanë shënjuar të sotmen dhe të ardhmen time. Kam ndjerë diskriminimin, kam ndjerë gëzimin dhe kënaqësinë e festave, dhimbjen e morteve, apo solidaritetin e fatkeqësive. Jam ndjerë gjithmonë çam dhe pjesëmarrja në pelegrinazhin e Qafë Botës më bindi përfundimisht që shoqatës i nevojitej një formë politike shprehëse. Padrejtësitë që ishin kryer mbi ne nuk mund të viheshin në vend vetëm me veprimtarinë e shoqatës. Ajo bukur mirë kishte punuar të na mbante bashkë, të majtë e të djathtë, por ajo s’mund të ishte dhe instrument politik. Partitë e mëdha ndërkaq nuk mund të na lejonin t’i shërbenim amanetit të të parëve tanë. Ato ishin dhe mbeten nën presionin e fqinjëve duke lënë në harresë dhimbjen dhe tragjedinë tonë. Ne duhet të gjenim forma të reja organizimi. Ne duhet të shtrinim aktivitetin tonë dhe jashtë vendit atje ku vendosej shumë për fatin e kërkesave tona. Ne, si PDU jemi shprehje e kësaj ndjenje përkatësie, e kësaj ndjenje bashkësie, të ringjallur tek të rinjtë. Kudo, komunitetet, popullsitë që kanë çështje kombëtare të pazgjidhura organizohen në forma të ndryshme institucionale. Edhe ne e kemi bërë këtë. Dikush prej këtyre institucioneve që nuk ka përgjegjësi politike shkon në kërkesa maksimaliste, dikush i zbut ato në emër të koniunkturës politike. Por të dy këto krahë- nëse mund t’i quajmë të tillë, bashkëpunojnë me njeri tjetrin. Ne duhet të arrijmë në forma të tilla bashkëpunimi me shoqatën. Por shoqata mund të ishte megjithatë më aktive. Ajo duhet të punojë me këmbëngulje për regjistrimin e popullsisë çame sigurisht me mbështetjen e komunitetit të biznesit çam, i cili është i madh. Ky komunitet biznesi është dëshmi e talentit tonë, e aftësive tona ndërmarrëse të hershme që ne i kemi gjenetike. Bashkë me këtë regjistrim, do të duhet të kishim sot një qendër dokumentimi të gjithçkaje ka shënjuar jetën tonë në bashkësi. Krimet, genocidin, dokumentat e pronësisë, gjithçka. Megjithatë edhe sot nuk është vonë. Një nga arsyet e konkurrencës sonë të përjetshme me fqinjin tonë grek është se, shumë momente që ata i quajnë themeluese të identitetit të tyre janë tonat. Apo janë krijuar në tokat tona, në çamëri, në Epir, në Jugun e Shqipërisë sonë politike. Për fat të keq, midis studiuesve tanë dhe studiuesve të tyre nuk ka patur ballafaqime shkencore për këto të vërteta. Nuk mund të vazhdohet më kështu: që këto momente kulturore, vallet tona, këngët tona, historia jonë të jetë akoma e përvetësuar prej fqinjit. Duhet tentuar ballafaqimi shkencor. Ne përballë atyre, pa ndërmjetësim apo me ndërmjetësim evropian. E kini vënë re se mungojnë ballafaqime të tilla? Dhe ndërkohë e vërteta e tyre dominon në rrafshin botëror? Vallja çamiko konsiderohet greke prej evropianëve, ajo e Osman Takës gjithashtu, sa për të dhënë një shembull. Shoqata është shtëpia jonë e përbashkët, ajo duhet të jetë e të gjithëve dhe jo vetëm e një grupi politik, apo krahinor. Shoqata duhet të jetë vendi ku ne vijmë e marrim a vdesim, si themi ne çamët, vendi ku ndiejmë se sa të ngjashëm jemi. Sa të barabartë jemi. Këtu ne ndiejmë se kemi lindur të tillë, se kemi jetuar bashkë. Dhe kështu do të vdesim. Ne si PDU disa here kemi bere thirrje qe, te gjendet mundësia qe te gjithë faktorët politike, qe kane ne themel zgjidhjen e çështjes çame, te jene te bashkuar. NE jemi te bindur qe, ato qe na ndajnë janë shume te vogla para asaj qe duhet te na bashkoje, Amaneti i te pareve – dhe dhënia e drejtësisë për çështjen çame. Me ketë përgjegjësi ne morëm një vendim shume të rëndësishëm për te gjithë: PDU vendosi qe te shprehe vullnetin politik për bashkim me te gjitha forcat politike, që kane në themel çështjen çame e jemi të gatshëm të fillojmë negociatat politike për ketë .