Futboll, Rapidi Salihit eliminohet nga Liga e Evropës
TIRANË- Skuadra e Rapidit të Vienës, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është mundur nga gjermanët e Hamburgut me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Evropiane.
Sipas faqes zyrtare të klubit austriak, sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi e ka nisur ndeshjen nga pankina, ashtu siç i ka filluar të gjithë aktivizimet e tij në këtë kompeticion me Rapidin.
"Salihi është futur në lojë në minutën e 51-të dhe ka qenë inekzistent në fushën e lojës për skuadrën e Rapidit, duke zhvilluar një ndeshje jo të mirë, ashtu si gjithë ekipi austriak që ka zhvilluar një ndeshje të nivelit të ulët", shkruhej sot në faqen e Rapidit të Vjenës.
Skuadra e Rapidit të Vjenës renditet e fundit në grupin C, vetëm me katër pikë të grumbulluara, kur mbetet edhe një ndeshje për të luajtur. Hamburgu kryeson grupin me 10 pikë, dhe ndiqet nga Hapoel Tel Aviv me 9 pikë dhe Selltik me 5 pikë.
(d.b/BalkanWeb)