E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, familjarët peticion Parlamentit: Mediut t’i hiqet imuniteti

TIRANE- Shoqata e Familjarëve të viktimave të Gërdecit do të jenë sot para Parlamentit, për të bërë publike kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit aktual të Mjedisit Fatmir Mediu.

Mediu u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, në dosjen e tragjedisë së Gërdecit ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Por pak muaj më parë Gjykata e Lartë urdhëroi pushimin e cështjes ndaj tij, pasi Mediu mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Familjarët do të vendosen para Parlamentit në orën 17.00, kohë në të cilën është parashikuar dhe hapja e seancës plenare.
Kërkesa në formën e peticionit do t’i dërgohet më pas në formë të protokolluar Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë

Nëpërmjet këtij peticioni u kërkohet parlamenti shqiptar, heqja e imunitetit te Z. Fatmir Ali Mediu.
(s.g/BalkanWeb)

Kërkesa e mbështetur ne vendimin e argumentuar të legjislaturës se mëparshme për heqjen e imunitetit të Mediut
do të argumentohet edhe nga deklaratat e kreut të ekzekutivit dhe vullnetit të Partisë Demokratike të shprehur zyrtarisht në media në lidhje me këtë cështje.

Nëpërmjet një njoftimi Lëvizja “Mjaft” informon se kërkesa do të dorëzohet në formë zyrtare dhe ka për qellim, transparencën e veprimeve të shprehura zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-se dhe gjithashtu, qellimi thelbësor është vënia në vend e drejtësisë.”
Familarët i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme rihapjen e dosjes ndaj Mediut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›