KE kundër kthimit me forcë të imigrantëve kosovarë
STRASBURG - Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammarberg u shpreh i shqetësuar nga kthimi me forcë në Kosovë i personave që ndodhen refugjatë në vendet e Evropës.
"Nuk është thjesht koha për të proceduar kthimin në përgjithësi dhe aq më pak kthimin me forcë'', theksoi ai në një komunikatë, ndërkohë që disa vende kanë përfunduar me autoritetet kosovare marrëveshjet për kthimin e imigrantëve të paligjshëm.
Komisioneri u shpreh i shqetësuar kur mësoi se romët e dëbuar nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ishin kthyer në kampet e prekura nga plumbi, në veri të Mitrovicës, ku jetojnë që prej 10 vjetësh familje rome duke paraqitur rrezik për shëndetin e fëmijëve të tyre.
Hammarberg u bëri thirrje autoriteteve të mbyllin këto kampe dhe të ndërtojnë banesa të përshtatshme për familjet në fjalë dhe të dezintoksikojnë të gjitha familjet e prekura.
''Shtetet evropiane duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të penguar kthimin me forcë, në mënyrë të veçantë të romëve, në Kosovë pasi situata në vend të bën të mendosh se ekzistojnë kërcënime serioze për jetën dhe sigurinë personale të personave të riatdhesuar'', theksoi ai.
Reagimi i Hammarberg vjen pasi Gjermania dhe Austria kanë nënshkruar kohët e fundit me autoritetet kosovare marrëveshje për riatdhesimin e imigrantëve të paligjshëm.
(d.b/BalkanWeb)