E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri, optimist për vazhdimin e kontratës

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është optimist se së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Allegrit - marrëveshja aktuale e të cilit skadon verën e ardhshme - pritet t’i ofrohet kontratë e re dyvjeçare që do ta mbajë atë në San Siro deri në qershor 2014.

“Galliani më ka thënë se do të mbetem deri më 2014 dhe i kam shpjeguar se synimi im është të vazhdoj këtu”, tha Allegri për Gazzetta dello Sport. Allegri mori drejtimin e Milanit në fillim të sezonit të kaluar dhe fitoi Scudetton e parë të klubit nga viti 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›