Futboll-diplomacia
Javën e kaluar, Turqia dhe Armenia kumtuan synimin e tyre që të vendosin marrëdhënie diplomatike, të hapin kufirin e mbyllur mes dy vendeve dhe të nisin një seri të bisedimeve e masave për forcimin e mirëbesimit, të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e grindjeve shumëvjeçare dhe forcimin e bashkëpunimit të ngushtë. Për të qenë të sigurt, këto protokolle duhet të ratifikohen nga Ankaraja dhe Yerevani, prandaj ende mbesin pengesa të shumta politike. Por, marrëveshjet e reja, me ndihmën e ndërmjetësimit të Zvicrës, mund të ndihmojnë në transformimin e stabilitetit rajonal në rajonin e Detit të Zi.
Gjithashtu, ato paraqesin një lajm shumë të mirë për interesat e SHBA-së dhe Europës. Këto zhvillime pozitive janë rezultat i drejtpërdrejtë i hapjes së realizuar në shtator të vitit të kaluar, kur Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, pranoi ftesën e Presidentit të Armenisë, Serzh Sargysian, për të përcjellë ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të Armenisë dhe Turqisë, e cila u zhvillua në Yerevan. Vizita ishte e paprecedentë dhe theu akullin. Kumtesa e bërë javën e kaluar është produkt i dialogut të heshtur dhe jozyrtar mes intelektualëve nga radhët e të dyja palëve.
Atmosfera e ndryshuar gjithashtu dëshmon edhe për ndikimin e udhëheqësve të biznesit, të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë përfitimet e tregtisë bilaterale, si dhe për interesimin e figurave politike që ta largojnë njëherë e përgjithmonë nga tavolina këtë problem shumëvjeçar. Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë do të prodhojë përfitime për rajonin dhe për interesat transatlantike të sigurisë. Së pari, hapja e kufirit do t‘i kontribuojë zhvillimit ekonomik të Armenisë dhe do ta baraspeshojë pozitën e këtij vendi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, konflikti në Nagorni-Karabah ndërmjet Armenisë së mbështetur nga Rusia dhe Azerbajxhanit të mbështetur nga Turqia, konflikt që shtyu Turqinë që në vitin 1993 ta mbyllë kufirin me Armeninë, ka ndikuar që marrëdhëniet e Yerevanit me Perëndimin të mbesin të pazhvilluara. Hapja e lidhjeve me Turqinë do t‘i ofrojë Armenisë opsione të reja në skenën ndërkombëtare dhe do t‘i kontribuojë zhvillimit ekonomik e stabilitetit të këtij vendi.
Së dyti, përmirësimi i marrëdhënieve mes Armenisë dhe Turqisë mund të ketë një efekt të rëndësishëm demonstrues. Nëse Turqia dhe Armenia mund ta ndryshojnë kursin dhe zgjidhin konfliktin, i cili është cilësuar si i pazgjidhshëm, kjo mund të dërgojë sinjale pozitive për menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e konflikteve, duke filluar nga Ballkani e deri në Kaspik e përtej. A mund të jetë në radhë "konflikti i pazgjidhshëm" i Qipros? Së treti, hapja e sinqertë e Turqisë ndaj Armenisë do të forcojë qasjen e Ankarasë ndaj politikës së saj të re të jashtme. Nga përmirësimi i marrëdhënieve do të përfitojnë edhe partnerët transatlantikë të Turqisë. Në momentin kur kandidatura e Turqisë për anëtarësim në BE po përballet me sfida serioze, hapja ndaj Armenisë mund t‘ia sjellë në kujtesë Europës se Turqia më shumë është prodhues sesa konsumues i sigurisë në fqinjësinë e Europës. Në fund, dy palët parashohin edhe krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të shqyrtuar ngjarjet kundërthënëse që ndodhën në vitin 1915, të cilat kanë ngarkuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë për gati 100 vjet me radhë.