Man City s’mund ta fitojë titullin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se skuadra e tij nuk mund ta fitojë titullin në Premierligë edhe pse ngushtoi disavantazhin mes vetes dhe liderit Manchester United në pesë pikë.
City mposhti West Bromwichin 4-0 të mërkurën kurse United humbi 1-0 në Wigan, duke ringjall shpresat e skuadrës nga Itihad. Por, Mancini është paraqitur pesimist për të rikuperuar disavantazhin në pesë ndeshjet e mbetura.
“Ka marrë fund. Pesë pikë janë tepër. United ka shpirt fantastik. Ne nuk e kemi atë shpirt”, deklaroi Mancini.