E Shtunë, 31 Tetor 2026

P. League, kalojnë United dhe Chelsi, mbrapa Liverpool

Sapo kanë përfunduar 7 nga ndeshjet e javës së 21-të të Premier League-s angleze dhe Manchester United arrin kreun e përkohshëm me 48 pikë pas fitores së pastër arritur ndaj Bolton në shifrat 3-0.

Për Djajtë e Ferguson shënuan Scholes, Welbeck dhe Carrick në minutat 45, 74 dhe 83-të.

Në ndeshjet e tjera Chelsea fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sunderland me gol të Frank Lampard në minutën e 13-të. Me këtë fitore skaudra e Villas Boas ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan vendin e katërt në rënditje.

Ndërkohë që janë ndalur në fushat e tyre Tottenham Hotspurs dhe Liverpool. Dy ekipet barazuan përballë Wolves dhe Stoke City. /albeu.com/

Ja dhe rezultatet e plota:

Aston Villa 1 - 1 Everton

Blackburn R. 3 - 1 Fulham

Chelsea 1 - 0 Sunderland

Liverpool 0 - 0 Stoke C.

Manchester U. 3 - 0 Bolton W.

Tottenham H. 1 - 1 Wolverhampton W.

West Bromwich A. 1 - 2 Norwich C.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›