Futbolli i Barcelonës, monoton

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 20:19
Presidenti i Getafes, Angel Torres ka shprehur mendimin e tij se loja e Barcelonës është duke filluar të bëhet monotone edhe pse gjiganti katalan ka dominuar në futbollin spanjoll dhe atë evropian në sezonet e fundit.
“Barcelona luan nga memoria, dhe vazhdon të bëjë këtë tashmë pesë vite, por ka shumë njerëz që do të fillohen të kaplohen nga monotonia e lojës së tyre” tha Torres për Onda Cero.
“Është e vërtetë se epoka e tyre është duke shkuar mirë dhe ata kanë turpëruar Realin por mendoj se këtë vit Reali do të jetë më afër tyre” përfundoi ai.